Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Iku nga Ilir Meta dhe iu bashkua PS, reagon për herë të parë deputeti Agron Çela

Aktualitet
E premte, 13 Janar 2023 10:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i Shkodrës Agron Çela ka reaguar për herë të parë pas largimit nga Partia e Lirisë dhe bashkimit me Partinë Socialiste.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të qarkut të Shkodrës!

Siç jeni vënë në dijeni nga mediat, pak ditë më parë unë kam marrë pjesë në një takim që organizoi Kryeministri Edi Rama, me deputët të qarkut Shkodër, ministra dhe drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ne ketë takim u fol për disa projekte te rëndësishme që po zbatohen në Shkodër dhe të tjera akoma më të rëndësishme që do të zhvillohen së shpejti, dhe që për këto do të njiheni në mënyrë te detajuar​ në ditët e ardhshme!​

Kam arritur në përfundimin se fuqia jonë e përbashkët politike dhe mbështetja jonë elektorale​ është e një rëndësie të veçantë, për ta motivuar shumë më tepër mazhorancën qeverisëse që të punojë për Shkodrën me zhvillime dhe projekte të reja!

Më lejoni që të rendis këtu disa arritje që i kemi bërë të mundura së bashku ndër vite, për të treguar se jemi faktor më peshë dhe më shumë ndikim politik në Qarkun e Shkodrës. Unë i​ jam bashkuar LSI-së në vitin 2012, me besimin për një angazhim në interes publik, pavarësisht se vija nga biznesi!

Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ishim në koalicion me PS, arritëm të merrnim një rezultat prej 12.772 vota!

Ishte pikërisht ky vullnet i zgjedhësve të Qarkut të Shkodrës, që më nderoi në mandatin e deputetit ne Kuvendin e Shqipërisë! Këtu duhet theksuar se përherë te parë​ koalicioni i majtë dominoi te djathtën në Qarkun e Shkodrës, pasi e majta fitoi 64.300 vota (7 deputetë) ndërsa e djathta 54.670 vota (4 deputetë). Dhe kjo u arrit vetëm në sajë te fuqisë sonë elektorale me 12.772 vota!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në zgjedhjet vendore të vitit 2015 arritëm të merrnim 19800 vota, ku ishim sërish në koalicion me PS. Për herë të parë, u arrit që të ekuilibrohej pushteti vendor në të 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Këshillin e Bashkisë Shkodër fituam 11 mandate duke u renditur të dytët si forcë politike në këshillin bashkiak mbas partisë demokratike. Po kështu në Malësise se Madhe arritëm të dilnim forcë e parë me numër votash për këshilltarë, ku votat tona ishin përcaktuese në fitoren e kryetarit të bashkisë nga PS po ashtu edhe ne Pukë e Fushë Arrëz arritëm të dilnim forcë e parë me numër votash për këshilltarë ku rezultati për fitimin e kryetarëve të këtyre dy bashkive ishte shumë i ngushtë, ku e them me bindje të plotë se votat tona ishin përcaktuese ne fitimin e këtyre dy bashkive nga ana e PS, numri i këshilltarëve te LSI-se ishte i tillë që të mund të kontrollonte aktivitetin e qeverisjes vendore, ashtu siç kishin shpresuar qytetarët. Gjithashtu, pjesë e stafit drejtues të këtyre bashkive u bënë edhe shumë propozime tonat, të cilët kane luajtur një rol te rëndesishëm në ecurinë e punës se përditshme të qverisjes vendore.

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 59 minutash
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore

Ne Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2017, hymë te vetëm si force politike, por të vendosur bashkërisht me të gjithë anëtarët e LSI-se e LRI-se në Qarkun e Shkodrës, për ti pasuruar fitoret tona! Dhe ia arritëm, fituam në këto zgjedhje 12.737 vota, dhe kështu me rikonfirmuan mandatin e dytë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë!

Ne zgjedhjet vendore te vitit 2019 nuk morëm pjesë pasi kështu vendosi koalicioni me PD-në, vendim për te cilin asnjëherë nuk kam qenë i bindur.

Në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 ishim në koalicion me Partine Demokratike, por ne si gjithnjë punuam fort në radhë të parë duke i besuar elektoratit tonë, që na kishte votëbesuar që në vitin 2013, 2015 si dhe 2017. Suksesi nuk na mungoi edhe kësaj radhe, ndonëse pjesëmarrja në votime ishte me e ulet, ne fituam 10.100 vota dhe me rikonfirmuan për të tretën herë deputet i qarkut te Shkodres në Kuvendin e Shqipërisë!​ ​ ​ ​

Ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit te vitit 2022, në koalicion me PD u formua “Shtëpia e Lirisë” dhe mbështetëm për kryetar te Bashkisë Shkodër kandidatin e këtij koalicioni, i cili fitoi me një diferencë prej 1800 votash!

E them me siguri dhe bindje të plotë se luajtëm rol kryesor në arritjen e kësaj fitoreje, ku votat tona bënë diferencën!

E bëra ketë paraqitje te përmbledhur pune që kemi bërë së bashku nga viti 2013 e deri në ditët e sotme, për të kujtuar se​ roli ynë politik dhe elektoral ne Qarkun e Shkodres është i dukshem dhe i lexueshem!

Besoj se kam bërë maksimumin për t’ju përfaqësuar denjësisht dhe kam kërkuar gjithnjë në ekzekutiv mbështetje për Shkodrën dhe ketë qark në tërësi!

Miq, mbeshtetes të mi nder vite!

Unë ju ftoi që fuqinë tonë politike dhe elektorale të padiskutueshme, ta kanalizojmë në mbështetje te mazhorances për projektet qe ajo ka në drejtim të zhvillimit të Shkodres!

Ne duhet t’i japim shansin PS që ta drejtojë Bashkinë Shkodër, pas 30 viteve te drejtimit te PD-se, dhe të mos vazhdojmë me ngarkesa emocionale, që asnjë të mirë nuk i kanë sjellë Shkodrës! Mazhoranca qeverisëse ka përgatitur një paketë investimesh shumë të rëndësishme për Shkodrën, ndaj ne duhet te bëhemi mbështetësit e këtij ndryshimi duke votuar për kandidaturën e saj e krijuar një koalicion te fuqishëm me qytetaret për të punuar për Shkodrën!

Unë ju ftoi në ketë rrugëtim,​ i bindur se mbështetja e juaj jo vetëm qe nuk do të më mungoje, por do të jetë shume më e madhe se deri më sot!

Me Shkodrën dhe për Shkodrën, miq! Kam shumë besim te kontributi juaj dhe te vizioni juaj, ndaj dhe ju drejtohem me sinqeritetin më të madh që​ të vazhdojmë bashkë në udhëtimin e suksesshëm që nisëm nga viti 2013!​

Me respekt,

Miku juaj,

Agron Çela​ ​

Deputet i Qarkut të Shkodrës!

Etiketat e lidhura

Agron Çela
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 14 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 30 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 31 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 39 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.