Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lapaj nga Tropoja: Nëse do të kishim ligj për referendumet, Valbona nuk do të ishte shkatërruar për të përfituar 5 njerëz

Politikë E diel, 15 Tetor 2023 13:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja qytetare ”Shqipëria Bëhet”, ka zhvilluar një takim në Tropojë. Adriatik Lapaj tha se dëgjon shpesh që i thonë që të gjithë jeni njësoj. Për të nëse do të kishim ligj për referendumet, Valbona nuk do të ishte shkatërruar për të përfituar 5 njerëz.

”Më thanë në një emision mos shko në Tropojë, nuk do të dalin njerëzit. Ça do në Tropojë, se nuk do të dalin njerëzit. Edhe dy tropojanë të më dalin, unë ndihem krenar ju thashë. Rruga që ne kemi nisur nuk është një rrugë e lehtë, në kushtet e Shqipërisë është një sipërmarrje e vështirë, është një rrugë për të drejtën. Dhe ne jemi të bindur për rrugën tonë, se ka ardhur koha. Ne besojmë fort se mënyra si është administruar Shqipëria, në këto 33 vite ka prodhuar varfëri, mjerim, të rinj që duan të ikin nga sytë këmbët, dhe kjo duhet të marrë fund.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dëgjoj shpesh që më thonë që të gjithë jeni njesoj. Jo nuk jeni të gjithë njësoj. Ju nuk mund të jeni njësoj me ata që e kanë vjedhur Tropojën në 32 vite. Nuk mund të barazohen ata që e kanë keqpërdorur këtë vend dhe fatet tona, dhe ata që janë të keqtrajtuar. Si mund të jenë pensionet e këtij vendi, me pak se minimumi jetik i përcaktuar nga avokati i popullit. Kjo duhet të marrë fund.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Malta, një vend në Mesdhe që nuk ka asnjë burim uji, ka 24 orë ujë. Ndërkohë Shqipëria që nxjerr nga gjithë atë ujë të pijshëm, i duhet vetëm 1% i ujit që nxjerr, dhe prapë nuk e kemi 24 orë. Jeni pronarë të naftës, të fushës më të madhe aktive në Ballkan naftëmbajtesë, dhe e blemë naftën më shtrenjtë se çdo vend tjetër në rajon. 50 lek më lirë për litër është në Gjakovë nafta, që vijnë e marrin në Durrës. Ky është një rrugëtim që bëhet mbi parime. Nuk jemi këtu për të kërkuar votën, por për të ndërtuar një sistem të barabartë për të gjithë, ku më të mirët na udhëheqin në çdo fushë. Se në momentin që ka garë në politikë, hapet gara në të gjitha fushat. Nëse do të kishim ligj për referendumet, Valbona nuk do të ishte shkatërruar për të përfituar 5 njerëz, është një nga pasuritë më të mëdha që kemi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Më thoni një ndeshje që e arbitrojnë ata që luajnë. Administrimi i zgjedhjeve duhet t’i hiqet administratës politike. Kjo duhet të marrë fund. Nuk bëhet Shqipëria thonë. Shqipërinë e bënë atëherë kur kishim përballë të gjithë fuqitë e Ballkanit dhe një perandori. Baballarët dhe gjyshërit tanë shkrinë pasurinë e tyre dhe e bënë Shqipërinë. Këta e vjedhin nga mëngjesi në darkë. Po e vodhe nuk bëhet Shqipëria”.

Florjan Binaj

‘Fatkeqësisht, në këto 33 vite kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë seç kanë ikur nga 500 vjet pushtim, 1 luftë ballkanike ,2 luftëra botërore. Amerika ka ndërruar gjithë ata presidentë, ne jemi prapë me të njejtën klasë politike. Thonë shpesh: ‘ Nuk bëhet ky vend, nuk bëhen këta njerëz. Por, kur ikin jashtë shqiptarët pse bëhen? Pse punojnë? Thonë nuk bëhet ky vend. Ky vend bëhet nëse vendos shpirtin dhe jo makinën llogaritëse.’

Dorina Prethi

Një shprehje e bukur thotë: ‘Nëse do të dëgjosh cicërimën e zogjve, mos bli nje kafaz, por mbill një pemë. E njëjta gjë edhe për ne, duhet të mbjellin shpresën. Ekziston një raport mes atyre që drejtojnë dhe qytetarëve. Në Shqiperi ky raport është shumë i akullt. Ne na kërkojnë vetëm votën dhe taksën. A ndiheni ju të dëgjuar? Të vlerësuar nga politikanët? Ekziston një mënyrë pra që ju të dëgjoheni të gjithë. Njëra nga pikat tona është referendumi, që është demokraci direkte. Ja për shembull, a jeni pyetur ju për HEC-et në Valbonë? Dikush më tha, nuk vij se nuk merrem unë me politikë. Ta bëjë politika vendin. Por, vendin e bëjnë njerëzit, jo politika. Po të vendosni ju ta bëni Shqipërinë, jam e sigurt që Shqipëria bëhet.

Edona Haklaj

Kam ndjerë këto ditë gjithë nevojën që banorët e Tropojës kanë për tu degjuar. Kam ndjerë nevojën e tyre që dikush t’i takojë, jo vetëm kur ka zgjedhje apo u kërkohet veta. Ajo që duhet të vërtetojmë të gjithë së bashku është se ka ardhur koha për të folur, për të mos heshtur. Kur kam nisur studimet e larta, më është thënë një shprehje: ‘Mos syno të krahasohesh me dikë në Tiranë, se këta të kryeqytetit kanë dhe mikun dhe lekun.’ Dhe kjo është e padrejtë. Që këtu fillon mungesa e meritokracisë dhe garës. Dhe një nga arsyet që na ka bërë së bashku si ekip është meritokracia dhe gara. Me ndryshimet e fundit, tropojanëve u duhet që të shkojne në Kukës, Shkodër, apo dhe Gjakovë për të marrë shërbime. Por, këto janë kosto të larta financiara. Rinia ikën, ndërkohë që këtu bizneset vuajnë për punëtorë.

Etiketat e lidhura

Lapaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Tani

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 2 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 9 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 10 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.