Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lefter Maliqi: Edi Rama do që të minojë reformën në drejtësi, vendi po shkon drejt përplasjes civile

Politikë E premte, 22 Maj 2020 15:01
Lefter Maliqi: Edi Rama do që të minojë reformën në drejtësi, vendi po shkon drejt përplasjes civile
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti Lefter Maliqi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Edi Rama do që të rrëmbejë çdo pushtet, duke shtuar se do që të minojë mes të tjerava edhe reformën në drejtësi.

“Edi Rama ka një etje për pushtet dhe do të kapë gjithcka. Ambasadorja duhet të vendosë dorën tek Rama. Ai është përgjegjës për gjithçka. Padyshim që Rama do të minojë reformën, pasi ai ka 7 vjet në qeveri, këta kanë mbjellë Shqipërinë me drogë. Ka vetëm një fajtor për Shqipërinë dhe ai është Edi Rama. Mundohet me të gjitha format që të kapë Gjykatën Kushtetuese”, tha Maliqi.

Në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane, Maliqi u shpreh se ndoshta Yuri Kim i paraprin një përplasjeje civile.

“Ambasadorja ndoshta i paraprin një situate për përplasje civile. Kemi një Edi Ramë që do gjithçka me ministra kukulla. Në çështjen e Teatrit, kishte dhunë nga policia. Rama mori reformën në drejtësi dhe do gjithcka për veten e tij. Edhe tani, ata që janë mbi 55 vjeç do i heqe e do vendosë njerëz që i shërbejnë një shteti policor diktatorial”, u shpreh Maliqi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lefter Maliqi nënvizoi se demokracia është në rrezik shumë të madh e është i bindur se situata do të shkojë deri në përplasje civile.

“Kryeministri në dalje vetëm aktron. Rama del si shenjtan budalla. Demokracia është në rrezik e diktatura sapo ka nisur. Unë jam kritik edhe ndaj opozitës, sepse duhet kërkuar ndryshim i sistemit. Populli të zgjedhë vetë përfaqësuesin e vet. Unë nuk besoj se reforma zgjedhore do të bëhet më 31 maj e për të kaluar në qershor. Unë jam i bindur se vendi po kalon drejt përplasjes civile”, tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej, Maliqi tha se Edi Rama po mban peng Gjykatën Kushtetuese.

“Po e mbajnë peng GJK. Këta duan edhe GJK që ta kthejnë si SPAK. Duan të kthejnë edhe këtë në gjykatë politike. Ata duan të kapin edhe GJK. Unë mendoj se ky po vepron si Erdogani. Po vendos forma si në Turqi”, u shpreh ai.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Në lidhje me raportin Rama – Meta, Maliqi deklaroi se ka një vit që ata kanë raporte institucionale të ftohta, duke shtuar se PS nuk del dot më forcë e parë politike në vend.

“I njoh të dy shumë mirë. Mendoj se mes tyre ka thuajse 1 vit që marrëdhëniet nuk janë të mira. Janë marrëdhënie institucionale. Kryeministri ka frikë një opozitë të bashkuar. PS me këto skandale del forcë e parë, por jo qeverisje. Bashkimi PD, plus LSI, plus PBDNJ etj  dalin të parat.

Basha ka mbajtur disa kauza, por ka humbur disa të tjera, përballë një shteti dktatorial sigurisht. Aktualisht 65 mandate nuk i merr PS. Nëse bëhen të gjithë bashkë, ftiojnë përballë Partisë Socialiste. Duhet larguar kjo e keqe e madhe, e të fillojë një erë e re e qeverisjes”, u shpreh Maliqi.

Për prishjen e Teatrit Kombëtar, Maliqi tha se janë veprime banditeske të qeverisë Rama.

“Janë parë veprime banditeske të policisë në orën 4 të mëngjesit. Mua më kujtonin ca banditë. Forcat speciale të RENEAS përdoren për krime të rënda, si grabitja, terrorizmi, pengmarrja. Kush ishte krimineli aty Budina, Licaj apo kush. Kemi veprim antiligjor e dhunë e papërgjegjshme. Këta po vendosin shtet policor dhe e vetmja mënyrë është të ngrihemi. Parlamenti duhet shpërndarë”, vlerësoi Maliqi.

Etiketat e lidhura

edi ramalefter maliqi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 29 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.