Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letër e të madhit Gëzim Kame për të talentuarin aktor, Viktor Zhusti

Aktualitet E hënë, 20 Shkurt 2023 19:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Viktor,

miku im i jetës dhe profesionit !

Mbrëmë, për të dytën herë, pas Vlorës, në Teatrin Kombëtar, ndoqa shfaqjen “Profesionisti”.

Kisha vite që nuk kisha ndjerë të tilla emocione estetike dhe profesionale, që buronin prej asaj që me aq mjeshtëri kishit zbuluar në skenë!

Ishte një “kuartet”, “teatër  dhome”, ku çdo element ishte realizuar artistikisht, me masë e përpikmëri!

Së pari dua të vë në dukje zgjedhjen e veprës, për forcën artistike e sidomos aktualitetin, aq të ngjashëm e të mprehtë, si të qe shkruar enkas për ne!

Përkthimi i shkëlqyer nga miku ynë i përbashkët, Timo Flloko, qartësia e dialogut, gjuha e pastër, e zgjedhur, konkrete dhe aktive, qe një ndër faktorët që spektatori i shumtë ndoqi subjektin me të tillë kujdes e kërshëri, që jo çdo herë ndodh në marrëdhënien sallë-skenë!

Sigurisht, mbasë një vepre të zgjedhur e trajtuar me mënçuri, “fshihet”, krinuesi, drejtuesi dhe organizatori i gjithëshkaje në veprën skenike, që udhëheq trupën (ai që rëndom në zhargonin e skenës e quajmë qënie me tri kokë), REGJISORI, udhëheqësi artistik , pedagogu dhe truri i atij krijimi skenik.

Kjo është dhe arritja më e madhe e regjisurës së Leka Bungos, prej të cilit kam parë disa shfaqje, por kjo, dallonte në çdo aspekt.

Asnjë synim për efekte të jashtëme, “i fshehur” me kujdes në trajtimet dhe krijimet e aktorëve dhe njëkohësisht, prezent në çdo gërmë, mendim, detaj, pauz skenike, ide dhe perceptim tërësor !

Të arrish të paraqesësh një ansambël unik në stil e me një gjuhë të thjeshtë teatrore (për mendimin e formimin tim) është rruga më e vështirë në regjisurë, është pjekuri artistike, që meriton vetëm lavdërim.

Element tjetër, kryesor, në veprën skenike, është padyshim AKTORI.

Viktor i dashur, në këtë rol ti ke një shpërthim aktoresk të rrallë, do ta quaja, një majë në galerinë e figurave të shumta që ke realizuar.

Ka mjaft aktorë, pa dyshim të talentuar, që e sjellin personazhin tek vetja, ekzistojnë objektivisht në skenë dhe janë të vërtetë e bindës në gjithçka bëjnë. Të tillë, janë shumica.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 4 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 8 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 11 orësh

Ka dhe një “rracë” tjetër aktorësh (si më të rrallë) që, ndryshe nga të parët, dalin nga vetja, tjetërsohen, duke u përpjekur të krijojnë një figurë artistike, sa të plotë e të vërtetë, aq dhe të pangjashme me gjithçka të krijuar para kësaj.

Kjo, besoj, është një “specje” e rrallë !

Tek “Profesionisti”, pashë edhe një herë përjetimin dhe transformimin e thellë, i futur në lëkurën e personazhit, psikologjinë, emocionet, ritmin, timbrin e vokalit dhe syrin e tij.

Ky transformim nga vetja tek personazhi, cilësi e çmuar, jo e kudogjendur, kërkon eksperiencë, vullnet, këmbëngulje, kulturë, inteligjencë, cilësi këto, të një talenti të spikatur.

Të lumtë miku im dhe faleminderit për emocionet që më dhurove edhe kësaj here!

Dua të përshëndes dhe mikun tim Astrit Hasani, për vërtetësinë me të cilën interpretoi figurën e shkrimtarit.

Ishte një partner i denjë krah teje !

Më kishte marrë malli për të parë punë thellësisht të pjekura profesionalisht, që respektojnë spektatorin dhe jo egon e artistit, në podiumin e Teatrit, këtij Tempulli të shenjtë !

Urime të gjithëve !

Miku dhe kolegu yt,

Gëzim Kame

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 3 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 4 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 4 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 12 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 7 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.