Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:31 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ligji për Korporatën e Investimeve, Xhixho: Vjedhje e pronës private dhe publike

Politikë E enjte, 10 Tetor 2019 12:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho, ka dalë në një konferencë shtypi gjatë ditës së sotme ku ka denoncuar sipas saj një “ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Komisionin e Ekonomisë të Parlamentit monist të rilindjes”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Fjala, u shpreh ajo, është për Pr/ligjin e “Korporatës së Investimeve Shqiptare“ që kaloi në Komisionin e Ekonomise para disa ditësh e cila është legjitimim i hapur i vjedhjes së prones private dhe publike”.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Deklarata e plotë e Xhixhos

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Komisionin e Ekonomisë të Parlamentit monist të rilindjes.

Fjala është për Pr/ligjin e “Korporatës së Investimeve Shqiptare“ që kaloi në Komisionin e Ekonomise para disa ditësh e cila është legjitimim i hapur i vjedhjes së prones private dhe publike.

Korporata ështe një mekanizëm grabitqar i kryeministrit Rama për të tjetërsuar pronën publike dhe private.

Ku konsiston kjo vjedhje shtetërore:

1.Ky pr/ligj shkel Kushtetutën e vendit pasi cënon sigurine juridike dhe fizike të prones private e publike.

Sipas këtij pr/ligji qeveria krijon Korporatën dhe me VKM i kalon asaj truall e prona të caktura në kapitalin e saj të cilat do shërbejnë më pas si kapital fillestar në treg. Ky është një abuzivitet skandaloz.

Pasi ende nuk ka një listë të saktë për pronat që mund të përdoren nga korporata. Ndërkohë mënyra dhe kriteret e vlerësimit të pronës publike mbeten abuzive, duke krijuar premisë që ajo të zhvleftësohet dhe të tjetërsohet me një të rënë të lapsit nga qeveria Rama tek çdo oligark i saj.

2. Në këtë pr/ligj të cilin nuk e shpëtojnë dot as kozmetikat e gjoja të ndryshuar për nenin e prokurimit publik, pasi përsëri ka vakum ligjor , mungesë transparence dhe paqartësi të rrezikshme për mënyrën si do të zbatohet.

3.Korporata gjithashtu i jep të drejtë vetes për të marrë kredi duke përdorur si garanci pronat publike.

Kjo skemë mafioze pa dyshim është në filozofine e PPP të cilave i ka ardhur fundi duke rrezikuar të rrisi dhe të fshehë borxhin publik që sot është në kuotat 70%. Por çfarë ndodh nëse falimenton projekti? Fare thjeshtë prona publike do i kalojë bankës .

4.Gjithashtu ky ligj dhunon e shkel në mënyrë flagrante “Ligjin për Qeverisjen Vendore”, autonominë vendore që ashtu si në rastin e ligjit special për teatrin që u dhunua totalisht vendimarrja e Këshillit Bashkiak edhe pse një detyrim ligjor , tashmë ky precedent kthehet në normë duke qenë se çdo pronë publike me justifikimin e një projekti investimi strategjik vetëm me VKM mund t’i transferohen të drejtat e përdorimit, të pronësisë nga pushteti lokal apo qendror tek fondi i Korporatës.

5. Ky projektligj vjedh pronën private me VKM me justifikimin e interesit publik, ku më të rrezikura padyshim janë së pari pronat në bregdet të cilat mund t’i dhurohen oligarkëve pranë qeverisë për të ndarë së bashku fitimet.

Ky është një ligj totalisht klientelist që grabit pronën private dhe publike e në këtë mënyrë padyshim cënon procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ku një nga kushtet që së fundmi Bundestagu Gjerman i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave është pikërisht garantimi i plotë i të drejtës së pronës.

Ligji i jep të drejtën e pronësisë mbi publiken dhe privaten vetëm një njeriu, kryeministrit Rama për të administruar për interesat e tij dhe oligarkëve të tij pronat e shqiptarëve.

Pra kryegrabitqari ligjërohet të jetë Edi Rama dhe klientët e tij oligarkë.

I bëjmë thirrje qeverisë që të heqë dorë menjëherë nga ky ligj i cili është një atentat dhe grabitje e hapur masive e pronës publike dhe private.

Në rast se qeveria e kapur këmbëngul në miratimin e tij e garantojmë që ky ligj do të jetë jetë shkurtër dhe si ligji ashtu edhe pasojat e tij do të anulohen menjëherë në momentin që opozita do të marri qeverisjen e vendit në duart e saj.

Etiketat e lidhura

Erisa XhixhoLigji për Korporatën e Investimeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 2 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 22 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 23 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 26 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.