Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:53 Reagon Rama për protestën e PD Edi Rama reagon: “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse “studentëve” bashkë me ANTIFAN e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lindita Nikolla flet për Presidentin e ri nga Gjermania: Mirëpres këdo që është pozicionuar qartë për vlerat euroatlantike

Politikë E mërkurë, 1 Qershor 2022 11:34
Lindita Nikolla flet për Presidentin e ri nga Gjermania: Mirëpres këdo që është pozicionuar qartë për vlerat euroatlantike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi vizitën e saj të parë në Gjermani. Në një intervistë ekskluzive për DW ajo flet për rolin e Gjermanisë në rajon dhe krizën institucionale në Shqipëri.

Deutsche Welle: Zonja Nikolla, Ju u takuat me kryetaren e Parlamentit të Gjermanisë, zonjën Bärbel Bas. Çfarë mund të bëjë Gjermania për ta ndihmuar Shqipërinë drejt integrimit në BE?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Lindita NIkolla: Po është e vërtetë, pata një takim mbresëlënës me Presidenten e Bundestagut, e cila rikonfirmoi edhe njëherë atë që është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë mike dhe partnere e rëndësishme e Shqipërisë, mbështetjen që Gjermania ka për Shqipërinë, por jo vetëm, edhe për Maqedoninë e Veriut, për çeljen e negociatave dhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ma përmendi disa herë faktin që si kancelari Scholz, ashtu edhe Presidentja e Bundestagut, janë të vendosur për të mbështetur dhe për të filluar një herë e më parë hapjen e Europës për vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me interes jo vetëm për këto dy vende, por edhe me një interes strategjik për vetë Europën. Ne folëm për Ukrainën, për mbështetjen që Gjermania ka dhënë, për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën dhe do të vijojë në ditët që pasojnë, për detyrën e lartë që po kryen Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe sesi do të përballohet një krizë e mundshme energjetike dhe ushqimore. Ishte një takim i ngrohtë, që do të pasohet nga vizita të tjera të kryetares së Bundestagut në Shqipëri dhe një vizitë time në landin e zonjës Bas në landin Renania Veriore-Vestfalia, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë do të përfitonte Shqipëria, konkretisht Kuvendi i Shqipërisë, nga çelja e negociatave?

Sigurisht, Paralamenti i Shqipërisë ka kohë që punon për standardet evropiane, duke i dhënë qasjen evropiane të gjitha ligjeve që ka. Bashkëpunimi me parlamentet evropiane do të jetë një e dhënë bazë e Parlamentit shqiptar, sigurisht, për të vijuar në të gjitha ato reforma që ka nisur. Çelja e negociatave nuk është fundi i procesit, por vetëm fillimi. E rëndësishme është që ne të avancojmë në këtë rrugë dhe që Shqipëria të mos e ulë në asnjë moment ritmin e reformave që janë së pari reforma për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

Një nga projektet e Gjermanisë në rajon është Procesi i Berlinit. Në kuadër të tij është dakordësuar Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili nuk ka funksionuar siç duhej. Ju ndërkohë keni krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, e cila kundërshtohet nga Kosova. A biseduat për këtë çështje me zonjën Bas? Cili është mesazhi i Gjermanisë?

Po. Folëm edhe për bashkëpunimin rajonal, edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe mesazhi ishte që duhet avancuar në bashkëpunimin rajonal, sepse përmes bashkëpunimit rajonal ka të mira që i mirëpresin të gjitha vendet që futen në këtë bashkëpunim. Por, sigurisht, duhen parë në një ombrellë të madhe siç është Procesi i Berlinit. Edhe Open Balkans mundëson krijimin e një tregu të përbashkët, krijimin e mundësive dhe zbatimit të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe iniciativa të tjera, si iniciativa e gjelbër, iniciativa digjitale etj., që janë në fokus edhe të Bashkimit Evropian.

Serbia është një nga vendet e rajonit të cilët bëjnë një politikë ambivalente ndaj Rusisë. Sa shqetësuese është për Shqipërinë si partnere e Serbisë në rajon një politikë e tillë?

Ne jemi bashkëpunëtorë rajonalë dhe jemi për bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë, por patjetër me shikimin drejt Europës, drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është e vendosur dhe nuk ka plan tjetër, përveç një plani, që është plani A: integrimin në familjen e madhe evropiane.

Shqipëria po përjeton një krizë ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit. Sa e pengon funksionimin siç duhet të Parlamentit shqiptar, sipas jush?

Iniciativat ligjore nuk janë të kufizuara. Përkundrazi, Parlamenti ka të gjithë përgjegjësinë dhe mundësitë për të avancuar me procedurat e ligjbërjes, për të pasur ligje më të mira, aty ku sa më shumë është e mundur për të pare ndjeshmërinë gjinore dhe sigurisht përshtatshmërinë me standardet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë edhe zgjedhja e Presidentit është një problem. Raundi i tretë për gjetjen e një kompromisi sërish dështoi. A do të pranonit Ju një propozim nga grupi parlamentar ku bën pjesë edhe zoti Berisha?
Unë jam Kryetarja e Kuvendit dhe unë përfaqësoj vetëm Kryetaren e Parlamentit, kam përgjegjësi të larta për t’u ngritur mbi palët dhe për të respektuar patjetër ato grupe dhe ato përfaqësues që mbrojnë vlerat më të qarta që janë vlerat euroatlantike. Për këtë unë jam e vendosur dhe patjetër do të mirëpres cilindo që është pozicionuar qartë në mbrojtje të vlerave euroatlantike.

Do të thotë që në rast të kundërt do ta përjashtonit…

Vetëm ata që janë në mbrojtje të vlerave euroatlantike. Kaq e thjeshtë është.

Ju kohët e fundit u sulmuat me fjalë edhe vetë nga zoti Berisha. Sa sfiduese është për ju të menaxhoni gjuhën e vrazhdë që përdoret shpesh në Kuvend?

Është e vërtetë që personalisht zoti Berisha ka spikatur në vite për gjuhën e vrazhdë. Por e rëndësishme është që mospërgjigja me të njëjtën monedhë, ruajtja e etikës, dhe mbi të gjitha mbështetja fort në rregullat që ka parlamenti dhe që janë të mishëruara në rregulloren e parlamentit. Është shumë i rëndësishëm ky respekt dhe patjetër etika dhe qytetaria në çdo hap./DW

Etiketat e lidhura

Lindita NikollaPresidenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reagon Rama për protestën e PD
Para 9 minutash

Reagon Rama për protestën e PD

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor
Para 27 minutash

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi k...

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 30 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 1 ore

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 17 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 18 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.