
Lindjen e dy fëmijëve të parë për Vitin e Ri 2022 e ka uruar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi, kreu i qeverisë uron që dy vogëlushët, Akid dhe Aiden, të kenë këmbë të mbarë dhe jetë të gjatë. “Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden”,-shkruan Rama teksa krahas postimit ka publikuar edhe foton e dy vogëlushëve.