Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:06 Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës, duke shprehur kënaqësinë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

LSI Durrës: Largimi i shqiptarëve vitet e fundit ka arritur shifra alarmante. Të ndalim shpopullimin e vendit

Politikë E mërkurë, 23 Dhjetor 2020 11:41
LSI Durrës: Largimi i shqiptarëve vitet e fundit ka arritur shifra alarmante. Të ndalim shpopullimin e vendit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lëvizja Socialiste për Integrim Durrës, përmes anëtares së kryesisë së saj, Berinda Bulku, ka reaguar lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve kohët e fundit.

Të ndalim shpopullimin e vendit. Shqipëria duhet të bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve
Largimi i shqiptarëve në vitet e fundit ka arritur shifra alarmante.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka parashikuar një ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100.
Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur kryesisht nga trendi i lartë i emigracionit.
Shqipëria po përjeton një rritje të re të fenomenit të emigracionit.
Në pesë vitet e fundit largimet kanë arritur në rreth 200 mijë, sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, ndërsa ka dhe shumë të tjerë që largohen me kontrata pune, ose që thjesht largohen e nuk kthehen më.
Largimi i popullsisë po bëhet problem për sipërmarrjet, të cilat ankohen se nuk po gjejnë fuqi punëtore të specializuar. Në një sondazh të fundit, Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” gjeti se rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur punonjës të larguar për arsye emigracioni gjatë vitit 2019.
Për vitin 2019, në raport me popullsinë, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve, duke u renditur kështu në vendin e parë me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), të përpunuara në raport me popullsinë.
Madje lë pas me një diferencë të konsiderueshme vende në konflikt lufte si Siria apo Afganistani.
Të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO) bënë të ditur se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje prej 2% në raport me vitin e mëparshëm, duke iu kthyer tendencës rritëse pas katër vitesh radhazi kur numri i azilantëve po vinte në rënie.
Në total, që nga viti 2013, janë rreth 200 mijë persona që kanë kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Tendenca e azilkërkuesve nga Shqipëria është në rritje për periudhën 10 mujore të vitit 2019 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Vetëm për muajin Tetor 2019 numri i azilkërkueve nga Shqipëria arriti në 1 964 persona. Për periudhën Janar – Tetor 2019 numri i azil kërkuesve nga Shqipëria arriti 17 433 persona.
Ndërsa për të njëtën periudhë të vitit 2018 numri i azilkërkuesve ka qenë 15 085 persona.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i azil kërkuesve për vitin 2019 është rritur 16%.
Por brenda periudhës dhjetë mujore ka muaj të vitit 2019 në të cilat numri i azilkërkuesve ka qenë në nivelet 31-35 % më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2018.
Ne muajin Janar, Shkurt dhe Mars të vitit 2019 numri i azil kërkuesve ka qenë respektivisht 31% , 35%, dhe 34 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Dhe viti 2020 shënoi një tragjedi të vërtetë.
47 mijë shqiptarë u larguan nga vendi brenda një viti. 130 persona në ditë. Pjesa më e madhe të rinj.
Ky shpopullim duhet ndalur sa në parë. Ndaj më 25 prill të gjithë së bashku të largojmë shpopulluesit e vendit tonë e të kemi një qeverisje të re që krijon mundësi në këtë vend, që rinia të jetë arkitekte e ëndrrave të veta në këtë vend.
Që Shqipëria të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve.
Berinda Bulku
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 20 orësh

Etiketat e lidhura

DurresemigrimiLSIShifra alarmante
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 1 minute

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 4 minutash

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 6 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet
Para 6 minutash

Devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH nis sot punimet

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.