Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maliqi: Rilindja investon vetëm për krimin, Lleshaj frikë nga burgu

Politikë E diel, 18 Tetor 2020 10:19
Maliqi: Rilindja investon vetëm për krimin, Lleshaj frikë nga burgu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti Lefter Maliqi, thotë se qeveria e Rilindjes investon vetëm për krimin dhe për këtë arsye ai nënvizon se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i frikësohet burgut. Të enjten e kaluar mes tij dhe ministrit në Kuvend pati një interpelancë në lidhje me situatën kriminale dhe Maliqi përmes një postimi në facebook e pyet ministrit ”Përse e thirre në zyrë Drejtorin e Illyrian Guard, fill pas seancës parlamentare dhe i dhe urdhër për anulim, apo u frikësove nga burgu? Zoti Lleshaj, cili do jetë hapi i radhës mafioz për të nxjerrë kompaninë ”ABS” fituese? Mos vallë duhet ti kërkoja këto përgjigje dje në Laç, kur shefi yt nuk të lejoi as të uleshe?”,- shkruan deputeti në facebook.

Shkrimi i plotë i deputetit Lefter Maliqi

Rilindja investon vetëm për krimin dhe ai tashmë sundon Shqipërinë; Ministri i Brendshëm i frikësohet burgut! Pse? Ju tregoj çfarë bëri Sandër Lleshaj një ditë pas Interpelancës me mua në Kuvend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të dashur miq! Ajo që po ndodh sot në këtë vend, është ulëritëse, ndaj dhe sot më shumë se kurrë, duhet të ngrihemi kundër kësaj fatkeqësie të madhe që e ka shkatërruar Shqipërinë tonë. Vetëm dy ditë nga Interpelanca ime në Kuvend, me Ministrin e Brendshëm, krimi bëri ‘Replikën’ e tij. Zoti Lleshaj, kur kërciti kallashi e kuptove që shifrat që të kanë dhënë ushtarët e tu, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti Lleshaj, pas aktrimit tënd për të mbuluar bilancet e mia në Kuvend, krimi goditi në mes të ditës, në mes të Himarës. Zoti Lleshaj, pas aktrimit tënd për të mbuluar bilancet që të përplasa nga foltorja, vrasjen mafioze në mes të Tiraëns, e parandaloi vetëm Zoti. Zoti Lleshaj, para e pas aktrimit tënd të turpshëm, për të mbuluar paaftësinë kolektive që keni ju si Rilindas, djem të rinj po zhduken përditë në Vlorë, (mjafton të dëgjosh gazetërin Hoxha për rrëmbimin dhe zhdukjen e 40-vjecarit).

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Zoti Lleshaj, 1 ditë pasi të përmenda tenderin e paracaktuar për sistemet e kamerave tek autoriteti kontraktor,’ Illyrian Guard’, i cili do i jepej kompanisë ‘ABS’, nën urdhrat e baxhanakut të Edi Ramës dhe që në çdo institucion thonë se kanë lidhje me Kryeministrin, ju e anuluat tenderin, sepse kishit frikë edhe nga denoncimet që janë bërë në SPAK për këtë tender. Zoti Lleshaj, përse e thirre në zyrë Drejtorin e ‘Illyrian Guard’, fill pas seancës parlamentare dhe i dhe urdhër për anulim, apo u frikësove nga burgu? Zoti Lleshaj, cili do jetë hapi i radhës mafioz, për të nxjerrë kompaninë ‘ABS’ fituese ? Mos vallë duhet ti kërkoja këto përgjigje dje në Laç, kur shefi yt nuk të lejoi as të uleshe?

Kur ke rënë kaq poshtë, pse zvarritesh akoma në atë post Zoti Lleshaj, pse nuk largohesh para se të të largojnë me metodat tipike Rilindase, dhe ti i njeh shumë mirë. Ti, Zoti Lleshaj, (ma lejo mungesën e politesës, se edhe atë duhet ta meritosh), do përfundosh si Tahiri, por me një ndryshim të madh: Ai ishte socialist i vërtetë, ndërsa Ti je Rilindas, Ai ishte Ministër i suksesshëm, ndërsa Ti je i dështuar sa më s’ka. Rendi e Siguria në vend kanë shkuar për ‘lesh’, ndërsa Lleshaj vazhdon në drejtim të paditur (s’ka shumë faj po ta mendosh, kaq i shpërfillur, injoruar dhe keqtrajtuar sa është nga Kryemafiozi…) Zoti Lleshaj, hiq maskën dhe fërko sytë që të shohësh krimin që të ka shurdhuar edhe veshët nga krisma e plumbave përditë. E vetmja shpresë për Shqipërinë, 25 Prilli, me fitoren spektakolare të Opozitës të Bashkuar.

Etiketat e lidhura

lefter maliqiSandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 23 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 24 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.