Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Manastirliu: Dita e nëntë pa humbje jete. Vijojmë me fazat e rihapjes, duke rritur kapacitetet për testimet

Politikë E enjte, 7 Maj 2020 14:00
Manastirliu: Dita e nëntë pa humbje jete. Vijojmë me fazat e rihapjes, duke rritur kapacitetet për testimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Strategjia e ekspertëve funksionoi dhe këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Sistemi shëndetësor funksionoi në të gjitha hallkat e tij, nga shëndeti publik, në shërbimin e urgjencës dhe në të gjithë strukturat e shëndetësisë. Sot është dita e nëntë pa humbje jete dhe ky fakt na gëzon se për ne, çdo jetë e humbur është e dhimbshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit online të takimit të thirrur nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Duke vlerësuar rezultatet e deritanishme, Manastirliu tha se do të rriten kapacitetet e testimit. ”Po përgatitetimi për fazat e ri-hapjes dhe paralelisht po forcojmë kapacitetet tona me testimin dhe gjurmimin e rasteve, por edhe testimet serologjike për grupet e riskut sipas skemës dhe metodologjisë së vlerësuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të parë imunizimin e tyre dhe më pas edhe në popullatë”. Komiteti Teknik i Ekspertëve i thirrur nga Kryeministri Rama ka sugjeruar vijimin me strategjinë e ri-hapjes, duke konsideruar se situata e deritanishme e Covid-19 është e qëndrueshme, por do të vlerësohet në dinamikë, sipas treguesve të përcaktuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Situata duket që është mirë e kontrolluar dhe siç u kemi thënë kur kemi propozuar strategjinë e hapjes, treguesit do të ishin numri i të infektuar të rinj, numri i të shtruarve në spitale dhe atyre që kanë nevojë për kujdes intensiv, apo atyre qe mund të kishin humbur jetën. Nëse do të kishim mbi 15 raste ditore pozitive mesatarisht, 90 shtrime në spitale, apo 20 qytetarë që do të kishin nevojë për kujdes intensiv, do të na duhej të qëndronim në vend. Sot kemi 11 raste ditore pozitive mesatarisht dhe 30 shtrime. Fatmirësisht nuk i kemi arritur ato tregues që e frenojnë hapjen”, tha prof. Mira Rakacolli nën cilësinë e kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke pasqyruar situatën e deritanishme në spitalin infektiv, prof. Najada Çomo, pjesë e komitetit të ekspertëve u shpreh ”Më shumë se 250 pacientë me Covid-19 janë trajtuar në spitalin infektiv dhe kemi përballuar një situatë jo të lehtë. Nga pacientët e shtruar, 170 janë shëruar. Aktualisht kemi 30 të shtruar mes tyre kemi edhe të sëmurë rëndë, por të gjithë pacientëve po ju ofrohet mjekimi i duhur sipas standardeve bashkëkohore”. Duke kërkuar vijimin e respektimit të masave nga qytetarët, prof. Kalo tha “Si mjek infeksionist dhe pjesë e komitetit teknik të ekspertëve jemi në një stad ku falë përkujdesjes që është bërë dhe duke respektuar masat e vendosura, jemi në parametra optimalë të sëmundjes. Nuk mendoj se do kemi rikthim të valës së madhe në vjeshte por Covid-19 do të jetë i përzier me infeksionet e tjera respiratore. Është e rëndësishme të respektohen masat masat e marra nga qytetarët dhe të vazhdojmë të mbajmë gjendjen që kemi dhe të mos të tejkalojmë kapacitetet që kemi për mirëmenaxhimin e situatës”.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Drejtuesja e Shërbimit Epidemiologjik dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Silva Bino ka deklaruar se këtë muaj është trefishuar numri i testimeve dhe është përforcuar gjurmimi i kontaktve. “Situata duket jo keq, ne kemi trefishuar numrin e testimeve. Ne kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Duke qenë se bie niveli e perhapjes se virusit ateherë mënyra e re që po apliklojmë është gjetja e rasteve në mënyrë aktive”.

Prof. Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, gjatë mbledhjes online të Komitetit Teknik të Ekspertëve me Kryeministrin Edi Rama, tha se testimi serologjik po kryhet sipas rekomandimeve të OBSH dhe CDC. “Testet duhet të validohen nga vetë përdoruesit plus të dhënave që ka kiti. Kemi testuar 440 individë, kryesisht janë studiuar personel shëndetor që janë më në risk. Janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe theksi është vënë në këto ditë e para në valdimin e testit dhe nga rezultatet mund të themi që kanë dalë rezultate të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11. 2%”. Duke hedhur poshtë aludimet për qarkullim të Covid-19 në Shqipëri më herët, Komiteti Teknik I Ekspertëve ka sugjeruar vijimin me strategjinë e rihapjes graduale por duke ndjekur me shumë kujdes situatën epidemiologjike në vend.

Etiketat e lidhura

Ogerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 14 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 11 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.