
Këtë mbrëmje në Rinas kanë mbërritur mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Teksa bëri me dije lajmin, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se tashmë Shqipëria ka administruar deri më tani 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anti-covid.
Po ashtu, në postimin e saj, ministrja ka bërë me dije se në Shqipëri kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.
