
Dalin pamjet rrëqethëse pas tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter që goditi rajonin juglindor të Turqisë dhe disa provinca në Siri në orët e para të mëngjesit.
Pallate të shkatërruara, njerëz të gjakosur dhe ekipe shpëtimi në punë, janë imazhet tronditëse që vijnë nga Turqia në këto momente kur deri më tani raportohen mbi 500 viktima dhe mbi 3000 të plagosur.

