Dhunohet fizikisht pranë zyrës së tij në Vlorë avokati Kujtim Cakrani. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin bregdetar.
Avokati ka bërë denoncim në Policinë e Vlorës. Ai deklaroi për mediat se i njeh personat që e kanë dhunuar sot, madje e kanë kërcënuar edhe herë të tjera.
“Më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje që lidhet me rrëmbimin e një personi”, tha avokati.
