Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Media e madhe europiane: Ambasada e BE në Tiranë vijon të dezinformojë Brukselin

Media e madhe europiane: Ambasada e BE në Tiranë vijon të dezinformojë Brukselin

Editorial
E mërkurë, 17 Qershor 2020 10:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE vendosi në mars për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë entuziastë të zgjerimit psherëtinë me lehtësim. Megjithatë, nuk u përmend asnjë datë fillimi dhe për Shqipërinë u vendosën 15 kushte. Ata u referohen hapave konkrete që lidhen me reformën në Drejtësi dhe atë zgjedhore, lirinë e mediave. Në një farë mënyre, këto kushte pasqyrojnë situatën e përkeqësuar të sundimit të ligjit në vend që kur u dha statusi i vendit kandidat në vitin 2014.

15 kushtet janë kthyer në një lloj tabuje për qeverinë shqiptare, e cila asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht ekzistencën e tyre. Në takimin e të 9 qershorit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, i cili bëri thirrje për një diskutim në lidhje me hapat e mëtejshëm për përmbushjen e kushteve paraprake, Kryeministri Edi Rama, foli më gjatë se Presidenti Ilir Meta e kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, por në asnjë mment nuk i  përmendi kushtet e vendosura nga Brukseli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të nesërmen, Rama befasoi publikun duke e mohuar me ngulm dhe duke mohuar vazhdimisht ekzistencën e këtyre kushteve në një konferencë për shtyp. Shumë vëzhgues thonë se për të është e pafavorshme që të pranojë kushtet e reja pasi do të krijonte probleme në përpjekjen e tij propagandistike për të portretizuar përparimin e vazhdueshëm dhe suksesin e pashembullt të qeverisë së tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadori i ri austriak në Tiranë, Christian Steiner, foli më 15 qershor për një të përditshme shqiptare dhe konfirmoi se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e BE-së. Të njëjtat thirrje u dëgjuan nga grupi i Partive Popullore Eropiane (EPP), në Parlamentin Evropian.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Pasi Rama mohoi kategorikisht ekzistencën e 15 kushteve të përcaktuara nga Këshilli, PPE paraqiti një amendament në rezolutën e Parlamentit Evropian, i cili i bën thirrje Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian të theksojnë se Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Amendamenti pritet të marrë një mbështetje të gjerë. Samiti i BE i Zagrebit në maj theksoi përsëri kushtet për Shqipërinë; kjo shkaktoi jehonë pozitive nga të gjitha grupet politike përfshirë socialdemokratët që në të kaluarën kanë qenë të prirë të mbrojnë partinë e tyre simotër në qeverinë e Tiranës. PPE gjithashtu lanë të kuptohet për normalizimin e situatës së pushtetit vendor nëpërmejt zgjedhje të parakohshme, mbase në të njëjtën ditë me ato të përgjithshme. Bashkitë në Shqipëri drejtohen vetëm nga mazhoranca qeverisëse pasi zgjedhjet vendore të vitit 2019 ishin ligjërisht të diskutueshme, teksa asnjë parti opozitare nuk mori pjesë. Bundestagu gjerman dhe më pas Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme vendosi adresimin e ligjshmërisë së tyre si një kusht tjetër.

Shefi i Delegacionit të BE, Luigi Soreca, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian më 9 qershor, por nuk i përmendi qartë kushtet e Këshillit. Përkundrazi, ai foli përgjithësisht për reformat të mëtejshme dhe vlerësoi dialogun mes partive politike.

Delegacioni i Brukselit në Shqipëri ka një rekord negativ për shkak të keqinformimit të Brukselit për situatën reale në Shqipëri. Marrëdhënia e veçantë mes shefes të mëparshme, Romana Vlahutin, dhe Edi Ramës rezultuan që BE-ja të mos informohej siç duhej për situatën reale në terren në lidhje me prodhimin masiv dhe tregtinë e drogës në Shqipëri, një fakt që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës.

Droga, përfshirë kanabisin e rritur në vend, u transportuan nga fushat e vogla ajrore shqiptare të vendosura në plantacione, dhe prej andej në trasnportohet në pjesën tjetër të Evropës. Komisioni mësoi për këtë informacion të rëndësishëm nga media New Europe, edhe pse bandat shqiptare konsiderohen ndër më kryesoret të trafikut të heroinës, kokainës dhe kanabisit, nga zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit.
Praktika e derimëtanishme e delegacionit të BE për të siguruar informacione të reduktuara dhe shpesh të pavërteta për Brukselin, vazhdon nën drejtimin e ri. Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Veprimtarisë së Jashtme të Evropës janë kritikuar rregullisht nga shtetet anëtare, të cilat me ambasadat e tyre në Tiranë marrin një pamje objektive të situatës, dhe jo raportet rozë që misioni i BE dërgon rregullisht për Shqipërinë.

Gjatë një konference për shtyp më 10 qershor, Rama insistoi që “Nuk ka 15 kushte për të shkuar në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Nuk ka. Ato nuk ekzistojnë. Unë e di që ju dëgjoni që po përsëritet dhe ju gjithashtu e përsërisni atë. Mos e përsërisni. Nuk ka 15 kushte “.

Sidoqoftë, Këshilli i BE deklaroi qartë se “përpara konferencës së parë ndërqeveritare”, Shqipëria duhet të miratojë dhe të sigurojë një sërë reformash në fushat kryesore. Këto përfshijnë fillimin e procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash (përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, deputetë të parlamentit, policinë dhe potencialisht vetë Ramën), fillimin e ndjekjes penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, përparim të mëtejshëm në mbrojtjen e minoriteteve, funksionimin e Kushtetutës dhe Gjykatës së Lartë, dhe ndryshimin e ligjit për mediat në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Burimi: https://www.neweurope.eu/article/eu-embassy-in-tirana-continues-to-misinform-brussels/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 11 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 17 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 24 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.