Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 13:23 Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falënderojmë ministrinë përgjegjëse për sportin për përpjekjet e saj, deputetët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, Veliaj: Po krijojmë një hapësirë me 5 mijë vende pune

Politikë E martë, 16 Korrik 2024 12:20
Merr formë Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, Veliaj: Po krijojmë një hapësirë me 5 mijë vende pune
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri, po merr formën e saj përfundimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re që të shpie atje dhe vuri në dukje se, pas vendosjes së linjës energjitike dhe kanalizimeve në zonë, do të jetë koha për të nisur një fushatë marketingu për të thithur sa më shumë biznese. Veliaj shtoi se kjo sipërmarrje e çon qeverisjen vendore të qytetit në një tjetër nivel ku bashkia nuk ndërton vetëm shkolla, kopshte dhe çerdhe, por mendon edhe për punët e të ardhmes.

“Dua të falenderoj kolegët që kanë bërë vërtet një punë mbresëlënëse. Sapo të kemi sistemuar akset kryesore, duke sjellë edhe energjinë dhe kanalizimet, do të jemi gati të fillojmë një mega-fushatë marketingu për zonën ekonomike. Këtu ndodhemi në zonën mes Kasharit, Vaqarrit dhe autostradës Tiranë-Durrës, që do të thotë se ata që do të përfitojnë më shumë janë qytetarët e lagjes “Rilindja” [ish Astiri], lagjet e Kombinatit dhe lagjet e Kasharit dhe Vorës. Kjo është zona më e madhe industriale-ekonomike në Shqipëri, e menaxhuar nga një ent publik, si Bashkia e Tiranës, që e çon nivelin e qeverisjes vendore në një dimension tjetër. Më përpara bashkia shihej vetëm për punët e komunales, por tani jemi futur si një faktor ekonomik sepse besoj se qyteti i mirë nuk është vetëm ai që rregullon, mbjell pemë, ndërton çerdhe, kopshte e shkolla, por është edhe qyteti që mendon ku do të punojnë njerëzit”, u shpreh Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai u ndal te punët që do të ofrojë Zona e Lirë Ekonomike dhe ftoi bizneset të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrje.

“Këtu bëhet fjalë për punët digjitale, data center, ose për punë automotive. Ne ndoshta nuk do prodhojmë makina të shtrenjtë, por pjesë të caktuara për to mund të prodhohen këtu, me punë që paguajnë rroga shumë më të mira se punët e tekstilit ose të këpucëve. Po targetojmë këto lloj biznesesh, ndaj nëse jeni pjesë e kësaj kategorie, ose nëse njihni biznese nga Japonia deri në Amerikë, që duan të transferohen këtu, do të përfitojnë disa incentiva. Incentiva e parë është pa TVSH. Kjo do të thotë se doganën do ta kemi këtu, zyrën e tatimeve dhe taksave po ashtu. Tjetra është që, 120% e investimit është e deduktuar, për efekt të investimit dhe për të incentivuar këtë zonë. E njëjta gjë vlen për shpenzimet që ka trajtimi, për sigurimet shoqërore, dhe ka kategori të ndryshme, në varësi të biznesit dhe të numrit të punonjësve që merr ai biznes, 2-3 vite të këtyre incentivave, për të filluar me një këmbë të mbarë dhe për të qenë aty për të ndihmuar bizneset që të hedhin rrënjë në Tiranë dhe të planifikojmë këtu një hapësirë të jashtëzakonshme punësimi”, deklaroi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas kryebashkiakut, gjatë verës do të nisë faza e dytë e punimeve, ku do të ndahen parcelat për secilin prej bizneseve. “Ne parashikojmë se në këtë stabiliment të madh do të punësohen 5 mijë banorë të zonës dhe të tjerë. Ky është vërtet një kampus i jashtëzakonshëm. Tani do të nisim fazën e dytë për konturimin e parcelave për secilin prej bizneseve”, përfundoi ai.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin
Para 12 minutash

Duka: Ligji për sponsorizimet një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi
Para 27 minutash

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 31 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë
Para 32 minutash

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 16 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 31 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.