
Në konferencën për shtyp nga Presidenca me gazetarët, Ilir Meta tha si President ai ka marrë disa iniciativa për të nxitur bashkëpunim mes palëve, ku ka kujtuar disa prej tyre.
“Zgjedhjet e 25 prillit provuan qëndrimet e Presidentit të Republikës që vërtetohen nga raporti i OSBE-së. Të gjitha faktet që provojnë rastet për blerjen e votës janë vendosur në dispozicion. I kujtova GJK-së se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ që është administratori i zgjedhjeve. KQZ e konfirmon vetë përmes një shkrese, se 19 anëtarëve të Presidencës u është garantuar e drejta për të marrë informacion.
Presidenti publikisht ka ndërmarrë disa iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, për të shmangur përplasjen lidhur me zgjidhjen e datës së zgjedhjeve pas 30 qershorit. Edhe gjatë situatës së pandemisë, Presidenti mori hapa për vendosjen e paqes, duke organizuar mbledhje. Presidenti ka paraqitur një platformë për integrimin europian.
Ndaj përkushtimit të Presidentit për këto hapa, qeveria shkatërroi teatrin gjatë pandemisë kur zbatoheshin kushtet e vendosura. Duke shkatërruar teatrin kombëtar, dhunës ndaj aktorëve, Presidenti u paraqit vetë në Gjykatën Kushtetuese. Iniciativat e Presidentit kanë qenë të panumërta për të evituar konfliktet, dhe për të mos ngrirë procesin e integrimit europian”, tha kreu i shtetit.
