Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meta vlerëson akademikun e shquar Luan Omari me Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (FOTO)

Politikë E mërkurë, 10 Qershor 2020 17:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot juristin, konstitucionalistin dhe akademikun e shquar, Profesor Luan Omari me Dekoratën e lartë shtetërore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit.

Për meritat e shquara si bashkëthemelues i institucioneve më të larta të sistemit arsimor e shkencor në Shqipëri, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave; një ndër konstitucionalistët kryesorë me ndikim të ndjeshëm në proceset thelbësore të ligjvënies në Shqipëri. Si përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare në organizatat shkencore dhe forumet e së drejtës ndërkombëtare, duke spikatur me personalitetin e tij akademik”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 21 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Në ceremoninë solemne të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me rastin edhe të 95-vjetorit të lindjes së Profesor Omarit, në prani të kryetarit të saj Skënder Gjinushi, ish-Presidentëve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, miqve, profesorëve dhe akademikëve, Presidenti Meta vuri në dukje gjatë fjalës së Tij se:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jam shumë i nderuar dhe e konsideroj privilegj t’i dorëzoj sot dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’ akademikut tonë të nderuar Luan Omari, njërit prej bashkëthemeluesve të dy prej institucioneve më të rëndësishme të dijes në vendin tonë, Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave!

Profesor Omari, për gati 7 dekada, ka dhënë për vendin një kontribut të jashtëzakonshëm intelektual, moral dhe qytetar, duke e merituar sot mirënjohjen e shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Profesor Luan Omari sot feston 95-vjetorin. Ai ka lindur në një ditë të bekuar, në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ne jemi të lumtur që jemi mbledhur për ta uruar në këtë jubile dhe për të shprehur dëshirën tonë që të festojmë edhe jubilenj të tjerë të tij.

Çfarë mund të nderojmë më parë në personalitetin e akademikut Luan Omari?

Antifashizmin e një djali të ri idealist, zellin e një nismëtari të ringritjes intelektuale dhe morale të popullit shqiptar, profesorin e ditur dhe pse pakëz të rreptë, dijetarin konstitucionalist, njeriun e kushtetutave, përfaqësuesin më jetëgjatë të jurisprudencës shqiptare, drejtuesin e denjë të institucioneve të shkencës dhe dijes, veprimtarin qytetar të shtetbërjes dhe të institucioneve, padyshim edhe një përfaqësues të shquar të Shqipërisë në Komisionin e Venecias.

Akademiku ynë Luan Omari ka lënë gjurmë të mëdha në mjaft fusha e institucione, por më shumë nga gjithçka emri i tij është i lidhur me Akademinë e Shkencave, si institucioni që afërsisht gjysmë shekulli më parë, shënjoi ngritjen e shkallës së organizimit institucional të shkencës në nivelin e ëndrrës së Naimit dhe Samiut.

Përkrah me Aleks Budën, Eqrem Çabejn, Petrit Radovickën, Shaban Demirajn, Dhimitër Shuteriqin, Ylli Popen, Mahir Domin, Androkli Kostallarin, Farhudin Hoxhën e të tjerë emra të nderuar, profesor Luan Omari i dha kuptim të plotë titullit ‘akademik’.

Breznia së cilës i takon akademiku Luan Omari është breznia më e suksesshme, padyshim më e lavdishme e historisë së Akademisë së Shkencave, është breznia që formuloi tezat bazë të shkencave kombëtare, që e bëri Shqipërinë me një institucion të ri përfaqësimi ndërkombëtar dinjitoz, që e ktheu hapësirën shqiptare në kryeqendrën e albanologjisë.

Prandaj unë sot nderoj bashkë me ju shkëlqimin e asaj breznie dhe suksesin e shkencave shqiptare në një kohë të vështirë.

Akademia e Shkencave është për të gjithë ju akademikët familja juaj e dytë, është jeta juaj e vërtetë intelektuale dhe shpirtërore.

Formimi i pasardhësve është një nga detyrat më të rëndësishme dhe më me përgjegjësi për të gjithë brezat e studiuesve.

Akademiku Luan Omari është i nderuar edhe për këtë arsye.

Veprimtari të tilla si kjo e sotmja nuk mund të jenë kurrësesi thjesht një ceremoni formale, ato janë shprehje mirënjohje dhe nderimi, por janë mbi të gjitha edhe një mundësi që gjithsecili prej nesh të kuptojë sesa e rëndësishme është kur njeriu zgjedh që t’ia dedikojë jetën, punën, dijen dhe gjithë energjitë e veta krijuese dhe intelektuale shërbimit ndaj popullit dhe atdheut.

Personaliteti dhe shembulli i akademikut Luan Omari, duhet të frymëzojë dhe të motivojë gjeneratat e reja në rrugën e dijes dhe të shkencës, të kërkimit por edhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar dhe publik”.

Etiketat e lidhura

ilir metaLuan Omari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 46 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 51 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 55 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.