Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 09:11 Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zgjerimi i BE-së: Vlerësimi i koncepteve të reja dhe perspektiva…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Berisha
  • Champions League
  • Ministri i Transportit
  • Zgjedhjet në SHBA
  • Sulm nga ariu
  • Rama
  • Kërcënime me bombë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri gjerman: Rimëkëmbja e madhe ekonomike vjen vitin e ardhshëm

Bota E enjte, 28 Tetor 2021 09:43
Ministri gjerman: Rimëkëmbja e madhe ekonomike vjen vitin e ardhshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas ministrit federal të Ekonomisë në detyrë, Peter Altmaier, rritja e numrit të infeksioneve me Corona mund të zbehë edhe rritjen ekonomike – madje edhe pa ndonjë Lockdown të ri. “Ne kemi para nesh një dimër të dytë pandemik”, tha politikani i CDU në Berlin, në prezantimin e parashikimeve vjeshtore për gjendjen ekonomike në vend. Ai mendon se Gjermania nuk do të ketë nevojë për ndonjë Lockdown të ri. Por numri i lartë i infektimeve mund të “ketë efekte negative ekonomike”.

Në prill, qeveria federale parashikonte një rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit. Por ndërkohë janë ulur pritjet. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rritet vetëm me 2,6 përqind. Ndërsa vitin e ardhshëm parashikohet një rritje prej 4,1 përqind. Në vitin 2023 parashikohet një rritje prej 1.6 përqind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në parashikimet e qeverisë federale thuhet “se Gjermania është kthyer në rrugën e rritjes ekonomike pas krizës së Coronas”, tha Altmaier. Por këtë vit, “duke pasur parasysh pengesat aktuale me pajisje dhe çmimet e larta të energjisë në mbarë botën, rritja e pritur nuk do të arrihet,” shtoi ai. Në vitin 2022 ekonomia do të “shënojë një rritje shumë më të vrullshme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fundi i inflacionit

Rritja ekonomike është ngadalësuar kryesisht për shkak të pengesave me mungesën e lëndëve të para për punë. Altmaier foli për një mungesë historike të mallrave. Ai vuri në dukje se prodhuesit gjermanë të automjeteve aktualisht nuk janë në gjendje të bëjnë gati qindra mijëra makina për shkak të mungesës së komponentëve elektronikë. Kërkesa për produkte gjermane në tregjet botërore mbetet e lartë: “Nëse pengesat me pjesë të makinave zvogëlohen, në vitin 2022 do të ketë një rritje të dukshme.”

Mund t'ju interesojë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Para 11 orësh
Papa Leone XIV gati për turin në Amerikën e Jugut, mjekët: Asnjë rrezik

Papa Leone XIV gati për turin në Amerikën e Jugut, mjekët: Asnjë rrezik

Para 12 orësh
Fitorja e demokratëve? 4 drejtimet e reja që mund të marrë diplomacia amerikane

Fitorja e demokratëve? 4 drejtimet e reja që mund të marrë diplomacia amerikane

Para 13 orësh

Qeveria federale pret gjithashtu që norma e inflacionit të arrijë përsëri një nivel dukshëm më të ulët deri në fund të vitit 2021/22 – sepse atëherë nuk do të zbatohen më faktorë të veçantë, siç është tërheqja e uljes së përkohshme të TVSH-së në gjysmën e dytë të vitit 2020. Kjo po reflektohet në rritjen e inflacionit. Normat e rregullta të TVSH-së kanë hyrë sërish në fuqi që nga janari, ndaj shërbimet shtrenjtohen. Për vjeshtën qeveria federale pret norma inflacioni prej 3,0 përqind në 2021 dhe 2,2 për qind në vitin 2022. Në shtator, norma e inflacionit, e nxitur mbi të gjitha nga kostot më të larta të energjisë, ishte 4,1 për qind.

Nuk ka ngritje ekonomike pa furnizime

Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) gjithashtu pret që rritja ekonomike të humbasë fuqinë e parashikuar, për shkak të pengesave me pjesë dhe pajisje, si dhe rritjes së numrit të infektimeve me virusin Corona. Barometri ekonomik DIW për tremujorin e katërt ka shënuar rënie me gjashtë pikë dhe tani është 101 pikë krahasuar me verën, njoftuan të mërkurën studiuesit e Berlinit. Kjo tregon se rritja ekonomike do të jetë më e ulët sesa parashikohej në verë.

“Duke pasur parasysh faktin se kapacitetet prodhuese të ekonomisë gjermane nuk po shfrytëzohen sa duhet, edhe rritja e prodhimit ekonomik do të jetë e ulët deri në fund të vitit”, tha eksperti i DIW Simon Junker. “Kjo është kryesisht për shkak të pengesave të furnizimit global, të cilat po hedhin pluhur në ingranazhet e industrisë – megjithëse situata me porositë është vërtetë e mirë.” Në mungesë të mallrave mendohet se rritja ekonomike do të jetë më e ulët edhe në tremujorin e katërt.

Për shkak të rritjes së infeksioneve me Corona, shërbimet me kontakte fizike si restorantet, nuk do të mund të zgjerohen. Kjo do të manifestohet edhe në tregun e punës. Rritja e punësimit mbase do të vazhdojë, ndonëse me një ritëm shumë më të dobët sesa në muajt e mëparshëm. “Nëse mungesa e materialit ulet gradualisht, industria do të jetë në gjendje t’i realizojë më shpejt kërkesat”, tha Junker./ DW

Etiketat e lidhura

ekonomipandemirritjevirus
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja
Para 15 minutash

Makina përplaset me bordurën në Durrës. Humb jetën pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy makinave
Para 15 minutash

Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes...

Rama nuk ndalet, sofra e gurtë për dialog edhe sot para Kryeministrisë
Para 20 minutash

Rama nuk ndalet, sofra e gurtë për dialog edhe sot para Kryeministrisë

Më të lexuarat

1 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 11 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

2 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 14 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

3 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 14 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 10 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.