Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Hoxha përgënjeshtron akuzat për Edmond Sulaj dhe sqaron procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës

Politikë E enjte, 12 Shtator 2024 16:37
Ministri Hoxha përgënjeshtron akuzat për Edmond Sulaj dhe sqaron procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i konsideroi gënjeshtra akuzat e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër dhe sqaroi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës së Republikës.

Më poshtë replikat e plota të ministrit Hoxha

Faleminderit z. deputet, Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes nga deputeti Gazment Bardhi. Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër. Po bëj parantezën e gënjeshtrës në mëngjes nga deputeti, i cili tani nuk është në sallë për ta dëgjuar të vërtetën. Minimumi, kur deputeti duhet të gënjejë të na thotë të paktën që, kam dëshirë të gënjejë dhe të vazhdojë.

Unë po përmend tekstin e bisedës, ndaj më lejoni t’jua shpjegoj deri në fund. Nuk jam politikan i kualifikuar si deputeti, i cili përmendi në mëngjes pjesën e kësaj gënjeshtre, por unë do t’ju them të vërtetën e këtij komunikimi, në raport me kërkesën që ai kishte për komunikimin në “EncroChat”. Kjo është e para dhe, e dyta, është problematika e përzgjedhjes së Komandantit të Gardës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në lidhje me komunikimin në “EncroChat” po ju bëjë me dije se: zotëria Mondi është me gradën Drejtues i Parë në Policinë e Shtetit. Aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër. Në vijimësi të karrierës time profesionale, gjatë viteve 2009-2011, kam pasur nderin të punoj me Drejtuesin e Parë, Edmond Sulaj. Ai është një nga oficerët në karrierë, i cili ka treguar aftësi dhe integritet përgjatë të gjithë karrierës së tij. Sulaj ka 27 vite punë. Besoj se edhe deputeti zoti Erion Braçe ua bëri me dije për mënyrën se si Sulaj e gjykon ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësinë që ai mban për këtë detyrë. Ndërkohë, në “EncroChat” parashtrohet një bisedë që i përket vitit 2021. Më lejoni t’ju shpjegoj se Edmond Sulaj ka marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Qqarkut në vitin 2023. Pra, kjo gënjeshtër bie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tani të dalim te gënjeshtra e dytë.

Unë nuk e kuptova pjesën e Komandantit të Gardës, sepse konkursi ishte shumë serioz. Unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit, duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkurronte. Pra, ju keni gjetur edhe fituesin para se të konkurronte.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kjo është ajo që po mundohem t’ju shpjegoj: Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit, ku qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe banesave, përmirësimi i të drejtës dhe kompensimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit e Gardës. Dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe përcaktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra, këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021. Faleminderit!”

Replika e dytë: “Edhe një herë për ta rikujtuar deputetin, i cili akuzon drejtues dhe funksionar publik. Tani më dëgjo mua, merr raportin e EUROPOL-it të nxjerr, e ke të publikuar në faqen e internetit, i cili shpjegon se strukturat e zbatimit dhe agjencive ligjzbatuese të Holandës, Belgjikës dhe Francës kanë nisur një operacion në vitin 2021 dhe atje janë konsideruar si biseda me vlerë hetimore këto biseda të cilat nuk lidhen fare me aludimet që ngrini ju dhe ky raport është publik dhe që të informoheni për çdo gjë mbi këtë raport duke qenë se kam qenë dhe shefi i EUROPOL-it mund të më kontaktoni edhe pas seancës t’ju sqaroj procedurat sesi funksionojnë strukturat dhe bashkërendimi i tyre”.

Etiketat e lidhura

Drejtorin e Policisë së ShkodrësErvin Hoxha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.