Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:52 9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë Pio Esposito po përjeton një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Interit ishte protagonist në fitoren e Italisë ndaj Francës në Ligën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Manastirliu: Shifrat për mjekët janë të pasakta. Në dy vite janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë

Politikë E hënë, 24 Gusht 2020 17:51
Ministrja Manastirliu: Shifrat për mjekët janë të pasakta. Në dy vite janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaron se të dhënat e OBSH për numrin e mjekëve në Shqipëri i përkasin vitit 2016.

“Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj. Kështu kishte vendosur koalicioni qeverisës i periudhës 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxori dot asnjë mjek specializant”,- deklaron ministrja e Shëndetësisë në një postim në Facebook.

Deklarata e plotë e ministres së Shëndetësisë

“Disa të dhëna të OBSH-së, fatkeqësisht të servirura gabimisht si aktuale edhe nga vetë kreu i shtetit mbi numrin e mjekëve për banorë në Shqipëri, kanë shërbyer sot si arsye për sulmin e radhës ndaj qeverisë.

Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj. Kështu kishte vendosur koalicioni qeverisës i periudhës 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxori dot asnjë mjek specializant.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit.

Kur detyrohemi të bëjmë krahasimin mes rrënimit të 7 vjetëve më parë në Shëndetësi, nuk flasim vetëm për mungesën e ilaçeve bazë dhe serumeve, as thjesht për spitalet e katandisura në tregje mallrash dhe të gjësë së gjallë, ku kafshët shiteshin, shëtisnin e kullosnin nëpër mjediset e spitaleve, ndërsa njerëzit trajtoheshin rëndom si kafshë që s’meritonin as batanije apo çarçafë.

Jo, e kemi fjalën para së gjithash, për shkeljen e bluzave të bardha, me trajtimin poshtërues dhe shpërblimin qesharak, që u bëhej pikërisht prej atyre që ishin në qeverinë e bllokimit të specializimeve dhe që sot flasin sikur kanë zbritur nga Hëna me krahë engjëjsh.

Qeveria e Partisë Socialiste e ka vendosur me vepra e me fakte – jo me llafe – mjekun në qendër të politikave të saj për Shëndetësinë.

Për këtë arsye sot, mjekë dhe infermierë, bëhesh jo prej tarafit, shokut, mikut, partisë, por prej meritës dhe vetëm meritës. Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %.

Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me Covid19.

Për këtë arsye kemi investuar në infrastrukturë, për të bërë që mjekët tanë të punojnë, siç thonë vetë ata, “në kushte që dikur as nuk i kishin ëndërruar dot më, pas zhgënjimeve me dekada”.

Nuk ndalojmë askënd që të vazhdojë të bëjë – siç ka bërë gjithmonë – politikë me sëmundjen, me spitalin, me mjekun, me infermierin, me ilaçin, me pandeminë.

Por, në anën tjetër, askush nuk mund të na pengojë që t’u vëmë përpara fytyrës, pasqyrën ku shihet qartë ndryshimi rrënjësor që ka pësuar sektori i Shëndetësisë, që nga koha kur kemi nisur rrugën e rilindjes së Shëndetësisë. Me punë dhe pa fjalë!”.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 20 orësh

Etiketat e lidhura

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeOgerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Tani

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti
Para 5 minutash

Çmimet e marketeve në Tiranë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 13 minutash

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!
Para 18 minutash

Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje!

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.