Maxhoranca dhe opozita unifikuan qëndrimin duke mbështetur një rezolutë të përbashkët që dënon sulmin në veri të Kosovës. Rezoluta do të kalojë nesër për miratim në seancë plenare.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se tentativa përçarëse për të krijuar idenë e ekzistencës së heronjve dhe tradhtarëve, mëmëdhetarëve dhe të shiturve, duke u hequr si patriot me vulë, në fakt është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës.
Sipas saj, kjo ka ndodhur shumë herë që për Prishtinën flitet duke menduar hallet e Tiranës, që qahen hallet e kombit, por halli i vërtetë qëndron tek vetja dhe partia.
”Tentativa përçarëse për të krijuar idenë e ekzistencës së heronjve dhe tradhëtareve, mëmëdhetarëve dhe të shiturve, duke u hequr si patriot me vulë, në fakt është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës. Kjo ka ndodhur shumë herë, që për Prishtinën flitet duke menduar hallet e Tiranës; që qahen hallet e kombit, por halli i vërtëtë qëndron tek vetja dhe partia! Nesër mocion me debat dhe Rezoluta për Kosovën”,-shkruan Spiropali.
