Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjeku Erion Dasho: Politikë me vdekjen bën vetëm Edi Rama

Politikë E diel, 22 Nëntor 2020 08:05
Mjeku Erion Dasho: Politikë me vdekjen bën vetëm Edi Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Erion Dasho, Ekspert i Shëndetit Publik

Deklarata e z.Basha se vdekjet nga COVID në Shqipëri janë manipuluar nuk erdhi e papritur.

Para një jave, INSTAT publikoi statistikat e vdekshmërisë për tremujorin dhe në vend të 322 vdekjeve të raportuara nga ministria, tregoi e zezë mbi të bardhë se numri real i vdekjeve nga COVID, ishte rreth 1.300, pra plot katër herë më tepër.

Ndërkohë, duke nisur nga muaji korrik, rrjetet sociale dhe mediat kishin paraqitur raste të shumta personash të vdekur me COVID të cilët nuk figuronin në deklaratën ditore të ministrisë (personalisht kam bërë të paktën 3 denoncime të tilla).

Ajo që erdhi e papritur në deklaratën e z.Basha ishte një listë personash me emër e mbiemër, të cilët sipas informatave që kanë arritur tek ai, kanë humbur jetën nga COVID, por vetëm gjysma e tyre janë raportuar. Çudia ishte se si, në terrin informativ që rrethon COVID dhe spitalet tona, një informacion i tillë “gjen rrugën” deri në tryezën e kreut të opozitës.

Përgjigja nga “pala tjetër” nuk vonoi. Në vend që të merren me problemin që u ngrit në një studio live para qindra mijëra shqiptarëve, u akuzua kreu i opozitës se po bën “politikë me vdekjen”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa e vërtetë është kjo?

Në fakt, në opinionin tim, ata që kanë bërë politikë me vdekjen që nga dita e parë e epidemisë dhe deri sot janë kryeministri dhe oborri i tij politik dhe teknik. Le t’i analizojmë faktet me radhë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur kritikoheshin në prill dhe maj se nuk ishin duke marrë asnjë masë për të parandaluar përhapjen e virusit (me përjashtim të karantinës sfilitëse), nga entourage i kryeministrit u shfrytëzuan të dhënat e vdekshmërisë së asaj kohe për të arritur në përfundimin “gjenial” se Shqipëria po e kontrollonte COVID-in 50 herë më mirë se Italia dhe 10 herë më mirë se Gjermania.

Në korrik dhe gusht, kur e gjithë Europa Perëndimore e kishte kontrolluar virusin duke patur pothuajse zero raste dhe vdekje, Shqipëria ishte një ndër 5 vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë. Kur ky fakt përmendej dhe kërkohej të merreshin masa, përsëri entourage i kryeministrit luante me mesataren e vdekshmërisë nga fillimi i epidemisë dhe sërish na nixrrte “fitimtarë” mbi europianoperëndimorët e paaftë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Tashmë, kur spitalet janë mbushur, kur numri i vdekjeve ditore ka kaluar numrin e personave në reanimacion e intubim, kur personat po kurohen në shtëpi apo fluturojnë drejt vendeve të tjera për shkak të mosbesimit që kanë tek sistemi shëndetësor shqiptar, kur po harxhohen privatisht çdo muaj dhjetëra milionë euro për testim dhe kurim, kur shteti nuk arrin as të testojë, as të gjurmojë dhe as të marrë siç duhet ndonjë nga masat që rekomandojnë OBSH-ja dhe CDC-ja, sërish “kundërargumenti” i qeverisë, ministrisë dhe shërbëtorëve të tyre teknikë është “Kemi vdekshmërinë më të ulët në rajon dhe nga më të ultat në Europë”!

Atëherë, kush bën politikë me vdekjen?

Kryeministri, që ka 9 muaj që përdor shifrat e vdekshmërisë, të manipuluara prej tij si rrufepritës për të shmangur kritikat për dështimin katastrofik dhe spiralen e rrezikshme ku ka futur shëndetesinë dhe jetën e shqiptarëve, apo z.Basha, që vetëm një natë doli në një televizion dhe nxori një letër ku denoncohet ky manipulim?!

Etiketat e lidhura

Erion Dasho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.