Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 13:16 Bllokada detare ndaj Iranit: forcat amerikane goditën anijen M/V Huda në Gjirin e Omanit Komanda Qendrore e SHBA-së njofton se forcat amerikane goditën me municione precize anijen tregtare M/V Huda në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi refuzoi paralajmërimet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë të jenë aktive

Aktualitet E diel, 10 Gusht 2025 13:57
MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë të jenë aktive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA.

Gjithashtu në operacione nga ajri morën pjesë edhe 2 avionë “Canadair” nga Kroacia dhe Italia.

Në qarku Vlorë, aktualisht është aktiv zjarri në bashkinë Finiq, ku forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës.

Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahova dhe 36 familje nga fshati Livina, pa probleme apo lëndime. Në mbështetje shkuan edhe 3 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore.

Ditën e sotme situata vazhdon të jetë problematike. Konkretisht, vatra mbi fshatin Hardhasov në bazë dhe të erës është problematike për në drejtim jugor për në Navaricë si dhe në drejtimin perëndimor të fshatrave Fitore dhe Krane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete. Për këto arsye u kërkua edhe mbështetje nga ajri me helikopter. Momentalisht në terren po operojnë: 37 forca zjarrfikëse me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter i FA. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair”, thuhet në njoftimin e MM.

Mund t'ju interesojë

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara pë...

Para 5 orësh
Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Para 6 orësh
Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Horoskopi për sot, 8 nëntor 2026

Para 6 orësh

Po ashtu, në vendin e quajtur Rrëzomë, në afërsi të tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, rrezikohen sipërfaqe pyjore me bredh dhe shkurre. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka. Ditën e sotme do të kryhet ndërhyrje me inspektorët e AdZM.

Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vatra e zjarrit po zhvillohet në pyll me pisha. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH së Himarës me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe forcat e MZSH së Vlorës me 1 mjet zjarrfikës, banorë të zonës etj. Në mbështetje të strukturave vendore, në terren kanë shkuar edhe 20 efektivë nga FA.

Në qarku Lezhë, në fshatin Malaj i Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, zjarri është aktiv në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre, në lagjen “Vjollcë”. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe sot do të punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 Forca nga MZSH, 6 Forca nga shërbimi pyjor, 5 nga njësia administrative dhe 2 forca vullnetare.

Po ashtu në qarku Dibër, në malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 forca të MZSH dhe 1 mjet, për të mos patur zhvillime nga zjarri aktiv brenda vatrës ku akoma po digjen trungje.

Në qarkun Berat, në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, ka një vatër në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSH Poliçan.

Ndërsa në qarkun Shkodër, në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bllokada detare ndaj Iranit: forcat amerikane goditën anijen M/V Huda në Gjirin e Omanit
Para 1 minute

Bllokada detare ndaj Iranit: forcat amerikane goditën anijen M/V Huda në Gjirin e Omanit

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 7 minutash

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Berisha: Bashkim me studentët për një front të gjerë opozitar kundër narko-regjimit
Para 18 minutash

Berisha: Bashkim me studentët për një front të gjerë opozitar kundër narko-regjimit

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 2 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 22 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 20 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

4 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 2 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.