Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monika Kryemadhi: LSI ka prioritet punësimin e të rinjve. Taksa progresive ka goditur të varfrit

Politikë E shtunë, 16 Janar 2021 10:04
Monika Kryemadhi: LSI ka prioritet punësimin e të rinjve. Taksa progresive ka goditur të varfrit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka nisur mëngjesin e kësaj dite të acartë me të rinjtë e Elbasanit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në bisedën me këta të rinj, Kryemadhi ka thënë se investimet në arsim janë fasadë e qeverisë. Kryetarja e LSI shprehet se ligjin për arsimin e lartë duhet ta shkruajnë vetë universitetet publike po ashtu edhe ato private.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Më tej, Kryemadhi u shpreh se LSI e ka prioritet punësimin e të rinjve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Një nga problemet më të mëdha që kanë gjimnazistët është mungesa e një garancie se si do të ecin në fazën e dytë, atë të universitetit për këtë vit ku sapo kemi hyrë dhe cilat do të jenë jo vetëm mesatarja, dhe se sa të aftë do të jenë ata të përballojnë vitin e parë të universitetit me mbylljen e pandemisë.

Një tjetër problematikë në arsim është çështja e investimeve, që jo vetëm që janë zero, por janë të fokusuara thjesht në aspektin e fasadës dhe jo në aspektin e kërkimit shkencor për të rritur standardin dhe cilësinë e studentit dhe nxënësit.

LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose në lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim.
Vetë INSTAT-i kërkon të tregojë që ka rritur punësimin, por në fakt ka krijuar një punësim jo vetëm fiktiv, por edhe me një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje.

Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta. Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat. Pra, kjo lloj kontradikte e ka impaktin drejtpërdrejt në arsim, në shëndetësi, në shërbimet që shteti duhet ti ofrojë qytetarëve”,- tha Kryemadhi.

Etiketat e lidhura

Monika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 3 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.