Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Nderi i Kombit”, Presidenti Meta dekoron balerinin Ilir Kernin: Ka ngritur lartë emrin e Shqipërisë gjatë 40 viteve karrierë

Politikë E martë, 14 Shtator 2021 18:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Presidencë u mbajt këtë pasdite ceremonia solemne e vlerësimit të artistit shqiptar me famë botërore, Ilir Kerni nga Presidenti Ilir Meta me Titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Pasi ndoqën një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë artistike të baletmaestros Kerni, Presidenti Meta iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, ku u shpreh se për 40 vite karrierë, Kerni ka ngritur lartë emrin e Shqipërisë.

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’i akordoj sot, Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’, një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë dhe më të dashur për publikun, Mjeshtrit të baletit, Ilir Kerni. Përgjatë më shumë se 40 viteve karrierë, në artin dhe fushën e baletit, Ilir Kerni ka ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe ka promovuar vlerat tona më të mira kombëtare, përmes interpretimeve të tij, në shumë skena dhe teatro të botës.

Swiss Digital

Ilir Kerni është një personalitet i shquar, shumë i njohur për të gjithë ne dhe shumë prezent veçanërisht gjatë viteve ’80 e deri në hapjen e Shqipërisë, por gjithashtu shumë i shquar në këto 30 vite, sidomos në skenat botërore.

Ai ka arritur gjatë këtyre katër dekadave, të shkëlqejë me një repertor jashtëzakonisht të pasur në karrierën e tij, tij, ku mund të përmendim interpretimet e tij në një sërë rolesh si: Azem Galica tek vepra “Shota dhe Azem Galica”, Halili tek “Halili dhe Hajria”, Basilio tek “Don Kishoti”, e shumë e shumë role të tjera, të cilat kanë shpalosur talentin artistik të Ilir Kernit dhe janë mirëpritur nga artdashësit vendas por dhe publiku i huaj.

Për talentin dhe karrierën e tij të suksesshme si balerin, ai është vlerësuar me shumë çmime dhe tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Vlen për t’u përmendur se Ilir Kerni mban titullin ‘Ambasador i Kombit’ falë promovimit që ai i ka bërë vlerave të jashtëzakonshme të artit e kulturës shqiptare, në shumë skena europiane dhe botërore.

Talenti i tij u shqua edhe në Kroaci, ku ai kërceu si balerin kryesor në Teatrin Kombëtar të Zagrebit, duke interpretuar shumë role të baletit modern dhe klasik. Përgjatë 30 viteve karrierë jashtë vendit, ai ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të baletit europian dhe botëror.

Ilir Kerni u shqua për punën e tij pedagogjike si pedagog në Akademinë e Baletit në Tiranë, por puna e tij pedagogjike është e shtrirë edhe në shumë vende të tjera, si Japoni, Tajvan, Francë dhe Kroaci. Në tetor të vitit 2019, ai u emërua drejtor baleti i ‘Teatrit Kombëtar Kroat, në Split’, duke u bërë kështu artisti i parë shqiptar, të cilit i besohet një post drejtues në një teatër kombëtar prestigjoz jashtë vendit.

Një balerin i talentuar në skenat tona dhe ato botërore, koreograf i disa baleteve të njohura, pedagog, drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, dhe tashmë drejtor baleti i Teatrit Kombëtar Kroat, në Split, karriera e pasur e Ilir Kernit është dëshmi e punës së palodhur, e përkushtimit dhe e talentit të tij, por mbi të gjithë pasionit për baletin.

‘Kërcimtarët e mëdhenj nuk janë të mëdhenj për shkak të teknikës së tyre, ata janë të mëdhenj për shkak të pasionit të tyre.’ – ka thënë koreografja e njohur Martha Graham. Dhe është pasioni ai që e ka shoqëruar Ilir Kernin në të gjithë jetën e tij artistike dhe e ka ngjitur në majat e suksesit.

Karriera e tij me arritje të mëdha është frymëzim edhe për brezat e ri të balerinëve shqiptarë, për t’u përkushtuar më shumë në artin e bukur të kërcimit, dhe për të promovuar vlerat tona më të mira kombëtare në skenat botërore. Vendi ynë ka nxjerrë shumë talente, me të cilët i gjithë populli shqiptar krenohet, kur i shohim teksa arrijnë majat më të larta të suksesit në nivel ndërkombëtar, dhe të cilët përmes artit të tyre shërbejnë si ambasadorë të pasurisë shqiptare në vendet e tjera ku ata performojnë, punojnë dhe jetojnë. Artistë të tillë, janë e do mbeten gjithmonë Nderi i Kombit tonë.

Etiketat e lidhura

Ilir Kerniilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.