Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:03 Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor Alarm për bombë në stacionin hekurudhor Calais-Fréthun në veri të Francës. Prefektura e Pas-de-Calais njofton se po kryhet verifikimi i kërcënimit dhe se priten…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndjesëkërkesa rilindiste dhe të preferuarit e budallallëkut ndaj hipokrizisë

Politikë E premte, 18 Dhjetor 2020 09:55
Ndjesëkërkesa rilindiste dhe të preferuarit e budallallëkut ndaj hipokrizisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Unë kam futur për herë të parë kërkesën e faljes nga anëtarët e qeverisë”, thoshte Edi Rama para tri ditësh, duke shpjeguar dorëheqjen e Sandër Lleshit. Më bëri përshtypje ky pretendim. Jo për shkak të dëshirës të gjithëpranishme të Ramës që të vendosë precedentë kudo. Mbaj mend se në vitet intensive si ministër i Arsimit i kam kërkuar ndjesë një kategorie maturantësh, të cilët pa dashje u defavorizuan në një procedurë; por ky ishte një episod gati i humbur në kujtesë, të cilin e rrithirra jo për të denoncuar përvetësimet rilindiste (kam shkruar para një muaji për disa raste syresh), por për të vënë në dukje se, bazuar në kujtesën time e në ndihmën e gugllimit, kërkesa e ndjesës nuk duket fort e pranishme në diskursin publik shqiptar, përfshi këtu edhe atë të politikanëve të lartë.

Në këtë periudhë epidemie dhe inaktiviteti relativ gjeta kollaj kohën të hulumtoj mbi pendesën e ndjesën ndërpersonale (në dallim të asaj të njeriut ndaj Zotit), koncepte të pranishme në etosin klasik greko-romak, por të zhvilluar thelbësisht në fetë abrahamitike: përzgjodha ndjesën judaike apo teshuvah, e cila m’u duk si më e plotë e që përbëhet nga 1) pranoj gojarisht gabimi tim e kërkoj ndjesë; 2) shpreh pendesë të sinqertë e vullnetin për të mos përsëritur gabimin; 3) bëj çfarë është e mundur për të korrigjuar gabimin e për të kompensuar a qetësuar personin e lënduar; 4) veproj ndryshe nëse përsëritet e njëjta situatë. Kështu e përkufizon atë Tora e hebrenjve, por edhe versionet e mëvonshme në moralin europian po aty rrahin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përkundrejt këtij standardi le të shohim edhe modelin e demonstruar nga qeveria Rama.

Para dy muajsh, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i tha një deputeti polemizues se ”polic ke qenë e polic do të mbetesh!”. Me sa duket, i ndikuar nga barsoletat e kohës së Partisë së Punës, ku polici, përfaqësues zyrtar, por i rëndomtë i pushtetit të frikshëm, shfaqej përherë si kokëtrashë. Më vonë, Lleshaj kërkoi falje. Kujt i kërkoi falje? Policëve që ndodheshin në drejtimin politik të tij dhe që duhen motivuar e bërë të ndjihen mirë e krenarë për punën e tyre në zbatim të ligjit? Policëve, në fytyrën e të cilëve ministri shquante vetveten? Jo tamam! Lleshaj shkroi në “Facebook” se “u kërkoj sinqerisht ndjesë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim”. Atyre? Po kujt saktë? Tërë popullit? Apo atyre brenda policisë që janë më të ndjeshëm se të tjerët?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prirja për të shmangur ndjesëkërkesën ndaj atyre që ke lënduar nuk filloi me Lleshajn. Në prill 2016, në Kuvend, Ditmir Bushati, asokohe ministër i Jashtëm, ulur në bankën qeveritare, hedh ujë me shishe mbi deputetët e opozitës që protestonin para foltores. Më pas, po në “Facebook”, kërkon ndjesë. Kujt? Mbase kolegëve që i “vaditi”, edhe pse i paprovokuar personalisht prej tyre? Jo tamam! “…jam i keqardhur për reagimin tim instiktiv…. kërkoj ndjesë qytetarëve për faktin se nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë…”. Tërë pjesa tjetër e postimit, apo gati 95% e tij, flet për farmakun opozitar, Lulzimin që mërzitet nga vetingu, Monikën që saboton integrimin, si dhe sinjalizon një sihariq pas dy muajsh lidhur me negociatat me BE; gjithsesi gjëra pa lidhje me temën tonë, por informative për kontekstin).

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Por, modelin e ndjesës rilindiste më rezulton se e ka dhënë shefi i tyre gjashtë vjet më parë: në mars 2014, po në Kuvend, duke iu drejtuar pas polemikës një deputeti opozitar, Rama i përsëriti disa herë “o rrotë k…!”. Të nesërmen, në televizion ai deklaroi se nuk ka arsye që t’i kërkojë falje deputetit, por u kërkon ndjesë dy herë shqiptarëve për gjuhën e papërshtatshme (dy herë meqë ishte shef qeverie; për të tjerët mjaftonte vetëm një herë – sqaroi ai).

Me siguri ka shembuj të tjerë të ngjashëm nga kjo qeveri, por edhe këta më lart mjaftojnë për të kuptuar se ndjesëkërkesa e tyre është larg së qeni një akti i denjë moral. Të paktën në përputhje me teshuvah-n e etikës bashkëkohore. Pretendimi se jemi të parët me ndjesën publike gjithashtu duket një ushtrim “PiAri”, ku kjo qeveri investon pa kut e masë.

Sa më lart nuk është detyrimisht kritikë e rreptë e aq më pak opozitare. Në debatin mbi moralitetin publik duhet të mbajmë parasysh se ata pa mëkate mund të hedhin gurin e parë dhe se shembulli vlen më shumë se predikimi. Por edhe pretendimet e rreme nuk ka arsye pse t’i lemë në qarkullim.

Mendimtarët politikë të paraluftës, si Mit’hat Frashëri e Branko Merxhani, theksonin pa u lodhur nevojën e shëndoshjes morale të popullit shqiptar. Debati bashkëkohor dëften se kjo shëndoshje kalon mes një udhe të gjatë me të përpjeta e të tatëpjeta; me hapa para, por edhe pas. Ku çdo shtysë pozitive lipset të mirëpritet.

P. S. Ndjesëkërkesa e Blendi Klosit duket si përjashtimi që konfirmon rregullin rilindist dhe është njëkohësisht më simpatikja syresh. Klosi tha në publik se muzika në bare favorizonte infektimin me Covid. Ditën tjetër, ai e tërhoqi thënien dhe u kërkoi falje muzikantëve (?!?!). Është e vërtetë se pohimi i parë dhe ai i dytë duken se janë në garë për çmimin “Idioti”. Po për këtë rast Klosit mund t’i thuash budalla, por jo hipokrit.

* Ish-ministër e deputet

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 1 minute

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 2 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës
Para 3 minutash

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 8 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.