Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:03 Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor Alarm për bombë në stacionin hekurudhor Calais-Fréthun në veri të Francës. Prefektura e Pas-de-Calais njofton se po kryhet verifikimi i kërcënimit dhe se priten…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Negociatat, Pollo: Vetëm pas përmbushjes së kushteve të Bundestagut Gjerman

Intervista E shtunë, 19 Tetor 2019 10:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë për DW, Genc Pollo ish-deputet e ish-Ministër i PD shpreson në vendim pozitiv të Këshillit Europian në verën 2020. Ai nuk shikon rrezik të rritjes së ndikimit në Shqipëri të Rusisë, Kinës apo Turqisë.

DW:  Z.Pollo, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte e quajtën gabim historik mungesën e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju si mendoni?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Genc Pollo: Të gjithë ne do të kishim dashur që Këshilli Europian të kishte vendosur pozitivisht. Pasi kështu do të hapej një faze e re dhe procesi i negociatave me Komisionin Von Der Leyen do të ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Efektet e një vendimi pozitiv në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe në përgjithësi të Kritereve të Kopenhagenit do të ishin të dobishme edhe për vetë Bashkimin Europian. Për fjalën “historik” nuk di çfarë t’ju them. Njoftimi zyrtar është se BE do të mblidhet në nivel të lartë për të shqyrtuar mundësinë e negociatave me dy vendet tona në pranverën e vitit 2020. Pra, pas gjashtë muajsh mund të ketë një shans tjetër. Dëshiroj të shpresoj në lajme të mira.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

DW: Të njëjtën dëshirë, që ju sapo e thatë kanë patur edhe kryeministrat e 25 vendeve anëtare të BE, që këmbëngulën për një vendim pozitiv, hapjen e negociatave. Le t’ju sjell në vëmendje dy argumentat e tyre kryesorë pro hapjes: kredibilitetin e BE dhe veҫoritë gjeo-strategjike të rajonit, përfshirë edhe rrezikun e rritjes së ndikimit të Rusisë, Kinës apo Turqisë. A shihni ju pasoja negative ne këto dy drejtime?

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Genc Pollo: Po filloj nga e dyta dhe po flas vetëm për Shqipërinë, vendin tim. Shqetësimi i penetrimit apo rritjes së ndikimit në Shqipëri nga Fuqi të Treta nuk ka bazë. Popullsia jonë është masivisht proeuropiane, properëndimore dhe klasa politike e reflekton përgjithësisht këtë, të paktën retorikisht. Tek ne, prania ekonomike aktuale e ndonjë faktori të tille ende nuk justifikon shqetësimin e shprehur nga disa në Bruksel, se “mund të biem në prehrin e ndonjë (ish) perandorie tjetër”. Bezdisëse eshtë afërsia personale e Edi Ramës me figura ekstra europiane, por gjithsesi orientimi i përgjithshëm shoqëror nuk e ndryshon dot një kryeministër  problematik.

Sa për kredibilitetin e BE, për mendimin tim, ai nuk dëmtohet nga kushtet e arsyeshme dhe nga këmbëngulja për zbatimin rigoroz të tyre. Shikoni sa me gëzim janë mirëpritur në opinionin publik shqiptar kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman me nismën e deputetëve të CDU/CSU-së! Nga ana tjetër mbyllja e syve, sidomos nga ekzekutivi i BE-së para problemeve reale të vendit, nuk ka qenë e favorshme për kredibilitetin e BE. Heshtja e gjatë para problemeve të drogës, zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit, përfshi edhe institucionet e reja të drejtësisë, nuk ka ndihmuar një Shqipëri europiane. Ndoshta shkak ka qenë fiksimi me stabilitetin, ndoshta dëshira për zgjidhje sempliste për problemet e pambyllura, ndoshta tjetër gjë; por nuk ka ndihmuar!  Shpresoj shumë që Komisioni Von Der Leyen do të rifreskojë qasjen ndaj zgjerimit me fokus sidomos në shtetin ligjor. Këtë kanë kërkuar edhe vende si Franca, dhe sot kancelarja Merkel e ka përkrahur fort këtë ide.

DW: Ka dy vektorë në kundërshtimin e Frances, Hollandës dhe Danimarkës. Njëri është përqasja e re që kërkon Franca nga BE për zgjerimin; tjetri është që  Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë gati. Cili nga te dy mendoni se ka patur peshën kryesore në mosmarjen e vendimit nga Këshili Europian?

Genc Pollo:  Unë shoh dy vektorë diku tjetër: në rast vendimi pozitiv, një vektor për Shqipërinë që negociatat i hapen faktikisht vetëm mbasi ka përmbushur 9 kushtet e Bundestagut Gjerman dhe jo më parë se të paktën një vit. Si dhe një vektor për Maqedoninë e Veriut që do të marrë direkt datën e negociatave. Ndërkohë në thelb unë nuk dalloj ndryshim të madh midis qëndrimit gjerman, italian, francez apo danez. Me të parin vendoset në parim pro negociatave, por ato hapen realisht, kur të plotësohen kushtet; me të dytin plotësohen fillimisht kushtet dhe pastaj merret vendimi për fillimin imediat të negociatave.

Zhurma e ekzagjeruar për mosmarrëveshje nuk lypset të mjegullojë këtë realitet. Ndërsa rishikimin e metodologjisë së zhvillimit, si ju thashë më lart, e shoh me shpresë. Shpresoj që Komisioni Von Der Leyen do të niset edhe nga mangësitë e gabimet me Shqipërinë për të arritur një përmirësim radikal. Dhe meqë përmendët Hollandën, ku njerëzit kanë namin se flasin troç e përtej taktit: lexova se kryeministri hollandez, Rutte deklaroi pas samitit se folëm gjatë për Shqipërinë dhe problemet e saj si p.sh. ndarja e pushteteve. Një problem i madh vërtet që nuk mund të tolerohet më.

DW: Z.Pollo, po këmbëngul në pyetjen se kur e shihni te mundur që BE ta konsiderojë hapjen e negociatave si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut?

Genc Pollo: Nuk dëshëroj ta shoh kohën e hapjes së negociatave sikur të varet thjesht nga kancelarja gjermane Merkel, Presidenti francez, Macron apo liderë të BE. Kjo varet nga ne; sa do të jemi në gjendje të zgjidhim problemet, që të përmbushim si duhet nëntë kushtet gjermane. Dhe pyetja njëqindmilionshe është a mund të zgjidhen këto probleme me qeverinë që i ka shkaktuar ato?

Etiketat e lidhura

DWgenc pollonegociatat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 2 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 2 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës
Para 3 minutash

Hoteli The Cormorant at 55 South hapet në Puerto Williams të Kilit si portë drejt Antarktidës

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 9 minutash

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.