Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Negociatat, Vasili: Për shkak të Ramës dhe mashtruesve të tij u dënua edhe Maqedonia e Veriut

Politikë E hënë, 21 Tetor 2019 14:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se pas lajmit tronditës për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe njëherazi përballë opinionit publik, u gjend njëherazi përballë dhe me një mashtrim të palodhur, një gënjeshtër të palodhur të qeverisë, e cila përballë një situate të tillë kritike tenton të fshihet dhe tenton të mashtrojë duke u tërhequr nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë shumë të mëdha që rëndojnë mbi të.

Nga foltorja e LSI-së, Vasili deklaron se për shkak të Edi Ramës, dhe të tërë këtyre mashtruesve që i patë vetë me video se çfarë janë, u dënua padrejtësisht edhe Maqedonia e Veriut dhe njëherazi, ëndrra e mijërave shqiptarëve u shua në këtë rast për një shkak dhe për një fajtor të vetëm.

Deklarata e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Jemi sot në këtë komunikim së bashku pas lajmit tronditës për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe njëherazi përballë opinionit publik, u gjend njëherazi përballë dhe me një mashtrim të palodhur, një gënjeshtër të palodhur të qeverisë, e cila përballë një situate të tillë kritike tenton të fshihet dhe tenton të mashtrojë duke u tërhequr nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë shumë të mëdha që rëndojnë mbi të.

Megjithatë për të zbërthyer përveç anës politike edhe anën mizerabël morale të kësaj mazhorancën të këtij kryeministri dhe të gjithëve atyre qe e rrethojnë, ju ftoj të ndiqni se çfarë kanë thënë këta përfaqësues të padenjë, këta përfaqësues të paturp që ndodhen të ulur dhe kanë uzurpuar zyrat e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe mbiu premtimin e pambajtur solemn dhe zë lartë që ka thënë midis tyre.

Qytetarë i ndoqët me sytë tuaj, i dëgjuat me veshët tuaj se çfarë mund të bëjë pacipësia në pushtet e një pushteti të kapur, të rrëmbyer për fyti, i cili ka vetëm një obligim, të mashtrojë poshtërisht qytetarët e tij. Njëherazi dua të ndaj me ju dhe një mashtrim të jashtëzakonshëm, të qeverisë, të kryeministrit, të të gjithë këtyre segmenteve që patë, por edhe të gjithë medias së supës së Edi Ramës, e cila identifikoi dhe gjeti se armiku i shqiptarëve paskësh qenë Franca dhe Presidenti Macron që paskëshin penguar Shqipërinë që ajo të ecte përpara. Ju e keni dëgjuar armikun Macron,por të dëgjojmë se çfarë ka thënë ai dhe se si i ka poshtëruar këta mashtrues të rëndomë me fjalët dhe me deklaratën e tij.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Pra të nderuar qytetarë, këta mashtrues bindën të gjithë qytetarët që kishte qenë Franca pengesë, por përkundrazi. Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënuar padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit evropian, sepse i pengonte Shqipëria. Presidenti Macron tha: Dje dëgjova disa fjalë se thuajse mbërritëm unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë! Padyshim aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Pra, për shkak të Edi Ramës, dhe të tërë këtyre mashtruesve që i patë vetë me video se çfarë janë, u dënua padrejtësisht edhe Maqedonia e Veriut dhe njëherazi, ëndrra e mijërave shqiptarëve u shua në këtë rast për një shkak dhe për një fajtor të vetëm. Ky është Edi Rama, propaganda gëbëlsiane e tij dhe urrejtja që ka për popullin Shqiptar, sepse mashtrimet e këtij soji do të thotë që ai konsideron shqiptarët qenie të ulëta, qenie të poshtëruara, qenie që nuk kanë mend dhe mendon se shqiptarët nuk e kuptojnë këtë mashtrim. Por shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, ato shqiptarë kanë qenë me dhjetëra-mijëra që kanë dalë nëpër sheshe, ata shqiptarë kanë qenë që mbi 85% refuzuan votimet komuniste të tij. Unë u vendosa në dispozicion edhe dy dëshmi të tjera për të kuptuar se çfarë mashtruesi ka në krye të qeverisë dhe se pse të gjithë duhet të nxitojmë që ky mashtrues, ky uzurpator i paligjshëm i zyrës së Kryeministrit duhet të largohet sa më parë nga kjo zyrë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi çdo gjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

negociatatvasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 16 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 17 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.