
Avokati Spartak Ngjela, thotë se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht. Beleri u betua sot në Strasburg si eurodeputet. ”Po të mos e lejonin normale do ishte, fakti që e lejuan ka brenda një nëntekst. Ç’do bëjë ky do kthehet? Jo, do tallen të gjithë me të”, tha Ngjela.
Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme, pak para orës 7:30 të mëngjesit, ku udhëtoi në Athinë dhe takoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.