
”Rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarët”, tha kryeministri Edi Rama kur dha emrin e Gjeneral Major Bajram Begaj si kandidat për President. I pyetur nëse e ka propozuar vetë Rama këtë kandidaturë, u shpreh se jo.
”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një ndër kandidaturat e propozuara nga grupi i PS. Unë nuk kam qenë një nga propozuesit. Ishte një diskutim tërësisht i hapur me një frymë pozitive dhe sens përgjegjësie gjë që kemi nevojë në mbledhjet tona të brendshme.
Më vjen keq që shumë njerëz brenda PS duke nga Sekretari i Përggjithshëm u zhgënjyen pozitivisht. Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse ndodhet në qytet”.
