Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili: Opozita inovative dhe analiza reminishente

Politikë E enjte, 17 Tetor 2019 16:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Petrit Vasili-

Pa asnjë dyshim përballë një Shqipërie të pushtuar nga një keqformim dramatik antishtet i pandodhur kurrë më parë, kërkohej një model opozitar krejt tjetër, inovativ dhe asimetrik.
Në kushtet rënies së Republikës Parlamentare dhe devalorizmit të plotë të Parlamentit e të të gjithë mekanizmave të kontrollit,që ai mbart, i gjithë veprimi opozitar duhej rikonceptuar,duhej transformuar dhe duhej përshtatur në kushtet e një boshllëku shumë të rrezikshëm, që instalonte de facto Republikën e individit kryeministër dhe anturazhit të dendur kriminal,korruptiv dhe oligarkik përqark tij.
Pesha e veprimeve institucionale u bënë natyrshëm tërësisht influente, butaforike, jo bindëse dhe të paafta që të sillnin ndryshimin e kërkuar.
Kriminalizimi ekstrem i Parlamentit dhe pushtimi një partiak i tij ishin dhe mbeten të paprecedentë në historinë republikane të pluralizmit politik shqiptar.
Gjithashtu vulgariteti dhe bullizmi politik arritën nivele të tilla,që zhbënë totalisht çdo vlerë morale përpos zhbërjes politike dhe kushtetuese të tij.
Asgjësimi i çdo llogaridhënieje dhe shndërrimi i parlamentit në një drejtori të kryeministrit ishte dhe mbetet një fakt ku kërkush nuk ka asnjë argument të vetëm që të arrijë të provojë të kundërtën.
Në rrethana të tilla kur kriminalizimi i çdo instrumenti demokratik arriti dimensione të tilla, që u shndërruan edhe në një shqetësim madhor ndërkombëtar të vetmet veprime të mundshme për të shpëtuar Republikën mbeteshin veprimet e forta, të qarta dhe thellësisht asimetrike.
Asimetrike pasi çdo simetri oponente institucionale ishte asgjësuar dhe çdo insistim i mëtejshëm me veprime tradicionale opozitare ishte as më shumë dhe as me pak se sa legjitimimi i një pushteti mafioz,që kishte nevojë më shumë se çdo gjë tjetër për sa më shumë legjitimitet.
Ndaj edhe opozita insistoi tek Vettingu i politikës,djegia e mandateve,paraqitja e programit alternativ, mospjesëmarrjen në zgjedhjet vendore dhe një aksion të përhapur mosbindjeje civile.
Djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore ishin vendime unikale të cilat amplifikuan eksponencialisht veprimin e opozitës dhe vëmendjen ndërkombëtare.
Shpesh analistët politikë qofshin këta edhe dashamires vetëbien shpesh në grackën e analizës reminishente.
Analizat reminishente që riprodhojnë ngjarje e veprime të së shkuarës politike e bëjnë këtë analizë sa sipërfaqësore aq edhe jashtë realitetit duke bërë kësisoj analizën të padobishme bile edhe negative në mënyrë të pavetëdijshme.
Nuk mundet kurrsesi që predikimet e analistëve të degradojnë në didaskali teorike, që bazohen në fakte shifra, aktorë politikë dhe institucione të cilat nuk ekzistojnë.
Pa sugjeruar kurrë asnjë ide konkrete dhe të qartë,por duke u semplifikuar shpesh në kritizere fare të zakonshëm, shumë analiste bëjnë jo rrallë edhe në mënyrë të pavetëdijshme një mision të kundërt nga ajo, që kanë në zemër apo që ndjejnë në shpinën e tyre.
Sot ndërkombëtarisht është e qartë se në Shqipëri sundon një qeveri e një klike të kriminalizuar dhe ku antishteti ka vënë përfundi shtetin ligjor dhe ku qytetarët janë më të pambrojtur se kurrë me parë në vendin e tyre.
Duhet të hiqet çdo iluzion se ky ndërgjegjësim ndërkombëtar mund të ndodhte pa veprimet shumë të forta dhe asimetrike të opozitës.
Kriticizmi reminishent i analisteve larg terrenit dhe ndjesive të mijëra shqiptarëve të zakonshëm dhe brenda mjediseve të ngushta të thashethemit politik paraqitet tepër i varfër dhe në vend t’i paraprinte mendimit shoqëror e të pavarur, veçse ndjek e komenton pasivisht dhe regresivisht një situatë, që kërkon edhe prej analizës një qasje asimetrike.
Opozita sigurisht do të vazhdojë me modelin e saj pa asnjë kthim sepse shqiptaret në një shumicë dërrmuese e kanë absorbuar e pranuar qasjen dhe sakrificën e saj patriotike dhe gjithashtu ndërkombëtarisht kauza e opozitës u pranua dhe u reflektua prej tyre.
Pa këto aksione kreative,asimetrike dhe realiste të opozitës nuk do të kishim kurrë një qëndrim skaner të shtetit mafioz nga Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri si dhe nuk do të kishim kurrsesi një rezolute të Bundestagut Gjerman, që vinte gishtin qartë mbi plagët e thella të hapura të Shqipërisë ku antiligji i rilindjes është fakt i pakundërshtueshëm.
Askush nga analistët reminishentë nuk bind dot njeri se ky proces do të mund të prodhohej nëse opozita do të vepronte ndryshe apo do të përdorte instrumentet tradicionale shterpë opozitare.
Është koha që të pranohet pa hezitim ky moment kritik dhe sjellja e analizës duhet të jetë e tillë realiste siç koha e kërkon.
Nëse 85% e shqiptareve folën qartë në 30 qershor ngjajnë kaq naivë, në rastin më të mirë, komentet kritike pa kuptim ndaj veprimit të opozitës.
Ashtu siç ngjajnë po të tilla ato qëndrime të analistëve që me fillimin e protestave në 16 shkurt quanin të pamundur vazhdimin e tyre masiv.
Koha ka provuar të kundërtën e saj që analiza politike ka thënë e predikuar.
Ndaj çdo krenari e sëmurë për të insistuar në qasjen reminishente do të ketë thjesht antivlerën e një të shkuare jo realiste që duhet braktisur.
Analiza politike duhet të jetë edhe ajo asimetrike si koha që po jetojmë, në të kundërtën do të katandisej thjesht ne një simetri te kompleksuar, monotone dhe te përvajshme e si e tillë krejt e panevojshme.
Shqipëria është në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.
Sot antishteti është armiku i të gjithëve,sot antishteti dhunon çdo vlerë,sot antishteti po gllabëron interesin publik ndaj ka vetëm një front i cili refuzon teorizimet reminishente skolastike qofshin keto edhe dashamirëse.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Gazeta Panorama 

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 13 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 50 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 51 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.