
Kryeministri Edi Rama, këtë të premte, ka zbuluar sesa do të jetë paga për një student me nota ekselente, pra me të gjitha dhjeta që do të bëhet përfitues i bursës.
Teksa tha se janë 200-400 studentë, tregon edhe se do të paguhen me 340 mijë lekë të vjetra në muaj nga buxheti i shtetit.
“Ajo që ne bëmë është se kemi vënë në dispozicion një fond për ata që do shkojnë në universitet dhe do i kenë të gjitha dhjeta. Jo nga 9 te dhjeta. Janë nga 200 deri në 400 që do përfitojnë një bursë të barabartë me një pagë minimale, sot paga minimale është 340 mijë lekë të vjetra. Kjo do jetë bursa e përmuajshme që ta dini. Mos lëshoni asnjë dhjetë se është një bursë e konsiderueshme”, tha Rama.
