Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paketa anti-shpifje, Meta kundër qeverisë, në krah të gazetarëve. Ja shkrimi që publikon

Politikë
E hënë, 16 Dhjetor 2019 17:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta është rreshtuar në krah të gazetarëve kundër ligjit anti-shpifje që qeveria kërkon të miratojë këto ditë.

Në adresën zyrtare në Facebook, Presidenti Meta i ka shpërndarë shkrimin e shkrimtarit të njohur Zija Çela, të publikuar në “Koha Jonë”. Në shkrimin e tij, Çela kritikon ashpër qeverinë për ligjin që rikthen censurën dhe kërkon nga deputetët të mos e votojnë. “Zija Çela, një emër dhe një mendje që duhet dëgjuar në çdo kohë!”, shkruan Presidenti Meta në Facebook duke miratuar qëndrimin e shkrimtarit të njohur.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Në vijim shkrimi i shkrimtarit Zija Çela:

Tel hekuri për gjuhën e medias

Nga Zija Çela:  Pesëmbëdhjetë vjet ma parë kështu e pata filluar një shkrim: “Unë ndiehem i lidhur me pranga, përderisa gazetarët Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka mbahen në burg. I takon pjesës së shëndoshe të shtetit t’ia beje zap pjesës tjetër te tij, asaj pjesë që ia çmojmë punët e mira, por që here pas here reflekton shpirtin e gardianit. Dhembja solidare kundër çdo padrejtësie, kjo është fuqia e vërtetë që ia hedh trutë ne ere shkrimtarit.” (Gazeta Drita, 13 shkurt 1994). Natyrisht atëherë ca ma tepër, por edhe sot e kësaj dite media vuan nga simptoma problematike. E meta kryesore më duket humbja e aftësisë për t’u vetëshëruar, duke u vetëqeverisur. E kjo do të thotë se mungon Kodi i saj i Etikës. Qysh nga mesi i viteve ‘90-të, Piro Misha me pati dhënë si redaktor librin e një autori të huaj, të respektuar ndërkombëtarisht. E aty zinte shume vend Kodi i Etikës. Përse kjo vonesë në formulim e zbatim?!

Sidoqoftë, për hir të së vërtetës, ligji për mediat erdhi duke u liberalizuar, aq sa parlamenti i maxhorances se atëhershme e hoqi edhe nenin për shpifje. Tekefundit ishte pa vend ajo vjegë, meqë ashtu si çdo qytetar, edhe gazetarët i nënshtrohen barabar si Kodit Civil, si atij Penal.

Në këto rrethana, nuk mund të hesht as tani, kur jemi në vigjiljen e miratimit të një ligji kërcënues, i cili duke u mbruajtur me elemente të censurës, kufizon në mënyrë të frikshme Lirinë e Medias dhe fjalën e lirë, si një nga të Drejtat e Njeriut.

Por si mund të shprehem sot? Unë ndihem në kundërshtim me Parlamentin tonë monist, përderisa synon një ligj autokratik që sjell dënime të legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa për duart, por ka edhe tel hekuri që, në mënyrë rrufjane, u lidh gjuhen punëtorëve të medias. E përse u dashka të mbeten pa gojë?! Apo që të mos dëgjohen klithmat, sa herë vihen në mbrojtje të interesit publik. E pra është e turpshme kjo njollë e ky kthim prapa për vendin, i cili kryeson OSBE-në!

Sa për mua, ndoshta s’më mbetet tjetër, veçse dhembja solidare që ia hedh trutë në erë shkrimtarit. Me këte rast, ju kujtoj deputetëve se goja e lidhur është shenjë e vdekjes. Prandaj mblidheni mendjen, zotërinj të vegjël, mos beni hajgare.

Vendimi suprem i njihet vetëm nje Supremi, atij te plotfuqishmit që e quajmë Zot. 

Lexoni edhe…

  • Lubonja: Rama, tendencë të shfrenuar për të kontrolluar çdo institucion
  • Ngjela: Rama ka rënë në një budallallëk tiranik si Enver Hoxha
  • Gazetarët: Po rikthehet censura si në komunizëm 

Etiketat e lidhura

ilir metaligjiZija Çela
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 13 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 16 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 36 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.