Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.4 lekë, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pas vendimit të Kushtetueses, flasin juristët: Ja si mund t’u kthehen paratë profesionistëve të lirë

Ekonomi E premte, 2 Gusht 2024 09:46
Pas vendimit të Kushtetueses, flasin juristët: Ja si mund t’u kthehen paratë profesionistëve të lirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, duke mos aplikuar normën tatimore 15% për ofruesit e shërbimeve profesionale me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit, ende mbetet e paqartë situate si do të veprohet me ata që kanë paguar. Një pjesë e bizneseve kanë parapaguar këstin e detyrimit të llogaritur sipas deklarimit të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2023.

Vendim nr. 52 datë 27.06.2024

Administrate tatimore edhe me zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ende nuk e ka të qartë sesi do të veprojë, për këtë situatë, pasi pohon se nuk i përket asaj vendimmarrja.

Duke marrë në konsideratë zbardhjen e plotë të vendimit të Kushtetueses interpretimet e juristëve janë të ndryshme për mënyrën sesi do të veprohet për kthimin e një shume të paguar pa qëllim.

Ndërsa të gjithë njëzëri e konsiderojnë shumën e parapaguar një detyrim për t’u kthyer, me hyrjen në fuqi të vendimit të Kushtetueses.

Juristi Aigest Milo, njohës mjaft i mirë i çështjes gjyqësore për profesionet e lira, si përfaqësues ligjor i padisë së IKM dhe IEKA thotë se tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka forcën e ligjit, pasi neni që rregullonte tatimin për profesionet e lira u cilësua antikushtetues.

“Pra se si do të veprohet për kthimin mbrapsht të parave me ata tatimpagues që kanë parapaguar tatimin situatë është tepër e qartë ligjërisht për administratën tatimore.

Nëse ligji e njeh si tepricë kreditore, pasi nuk është e qartë nëse kjo njihet si tepricë kreditore, në ligjin “Për procedurat tatimore” përcaktohet se nëpërmjet një kërkese nga tatimpaguesi për detyrimet tatimore të paguara më tepër ose i rimbursohen në rastet kur ai është i vetëpunësuar dhe nuk ka detyrime të tjera të paguajë ose i njihen si detyrime të paguara për detyrime të tjera. Nxjerrja e një udhëzimi nga ministri i Financave vetëm sa do të përshpejtonte procedurën për kthimin e detyrimit të paguar, pra nuk është tërësisht i domosdoshëm”, pohon ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Avokat Lulzim Alushaj njëkohësisht nismëtar i padisë masive të nënshkruar nga 400 kontabilistë të depozituara në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” tha se parapagimet e profesioneve të lira nuk mund të njihen si të ardhura në buxhet, pas vendimit të Kushtetueses për shfuqizimin e nenit 69.

Alushaj thotë se ky detyrim duhet t’u kthehet mbrapsht subjekteve në formën e rimbursimit apo t’u njihet si shumë e paguar për detyrime të tjera.

“Por kjo procedurë duhet të përcaktohet me një akt të veçantë nga drejtori i përgjithshëm i tatimeve, institucioni që ka mbledhur këtë të ardhur e cila nuk mund t’i shkojë buxhetit, pasi është mbledhur pa qëllim dhe duhet t’u kthehet mbrapsht tatimpaguesve, ose me akt të ministrit të Financave. Tatimpaguesit duke qenë se nuk janë objekt i tatimfitimit nuk mund të dorëzojnë kërkesë për rimbursim apo për ta kaluar shumën e paguar për llogari të detyrimeve të tjera. Pra detyrimi i parapaguar nuk njihet si tepricë kreditore, duke qenë se këto subjekte nuk paguajnë tatimfitim”, nënvizon avokat Alushaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për disa nga juristët dhe kontabilistët këstet e parapaguara do të dalin si tepricë kreditore më 31 mars 2025, periudhë në të cilën dorëzohet deklarata e të ardhurave dhe shpenzimeve, ndërsa tatimi do të jetë zero.

Juristi Saimir Laçej shpjegon se legjislacioni njeh vetëm tepricën kreditore, ndërsa mënyrën sesi duhet të veprohet për marrjen mbrapsht të parave të parapaguara, si nëpërmjet rimbursimit të tatimit apo njohjen e tyre për pagim të detyrimeve të tjera, është e domosdoshme të hartohet një udhëzim apo VKM.

Edhe Audituesi Julian Saraçi më herët e cilësoi situatë atipike ligjore dhe ende nuk mund të arrihet në përfundim se si do të veprohet, por alternativat ligjore për kthimin e pagesave janë disa.

Sipas tij, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në përputhje me nenin 75 të ligjit nr.9920 “Për procedurat tatimore” mund të nxjerrë Udhëzim për kthimin e tatimeve të paguara.

Çfarë parashikon ligji “Për procedurat tatimore” për tatimin e paguar më tepër?

Neni 75 Detyrimet tatimore të paguara më tepër

Kur shuma e detyrimit tatimor të paguar është më e madhe se shuma e tatimit të vlerësuar në njoftimin për vlerësimin tatimor, administrata tatimore e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi. Pas kësaj, me miratimin, me shkrim, të tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka: a) rimbursohet automatikisht, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e derdhjes së shumës së paguar më tepër; b) kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit.
Veprimet për shumat e paguara më tepër për detyrimet tatimore regjistrohen në dosjen e tatimpaguesit. 3. Kompensimi nga teprica kreditore i detyrimeve tatimore brenda çdo tatimi, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kryhet automatikisht nga sistemi informatik. (Ndryshuar me Ligj 97/2018, datë 03.12.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare nr.187, datë 28.12.2018)
Në raste të veçanta, shumat e tatimeve dhe të taksave për t’u paguar apo të paguara më tepër në administratën tatimore ose administratën doganore mund të kompensohen përkundrejt njëra-tjetrës. Ministri përgjegjës për financat përcakton me udhëzim rastet e veçanta, procedurat dhe kriteret për zbatimin e kësaj pike. (Shtuar me Ligj Nr. 83/2019. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 184, datë 31.12.2019)./Monitor

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Para 19 orësh
Rritja ekonomike në Shqipëri zbret në më të ulëtën në rajon pa taksat neto dhe administratën publike

Rritja ekonomike në Shqipëri zbret në më të ulëtën në rajon pa taksat neto dhe administ...

Para 20 orësh
GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic

GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic

Para 21 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 8 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 10 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 10 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.