Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD bën padi për projektin te ”Unaza e Re”, Balliu: Ka për qëllim kullat e vjedhjen

Politikë E mërkurë, 20 Nëntor 2019 11:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike depoziton kallzimin penal për projektin tek ”Unaza e Re”. PD-ja i kërkon prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve. Padia u depozitua nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata. Ish-deputeti Balliu, gjatë një deklarate për mediat tha se prokurori duhet të nisë menjëherë hetimet për çështjen dhe të pezullojë punimet në zonë. ”Prokuroria duhet të pezullojë punimet tek Unaza e Re siç bëri me DH-në, nisi hetimet dhe pezulloi punimet. Të pezullojë urgjentisht tenderin e Salillarit sepse është në konflikt të pastër interesi sepse nuk mund të jesh nën hetim tek Loti i dytë dhe të fitosh tender tek Loti 1. Nqse prokuroria nuk merr pjesë atëherë këta prokurorë po presin të marrin hyrje falas tek ato pallatet që po ndërtojnë oligarkët atje”.

Deklarata e plotë e Balliut

Sot bëmë kallzimin penal për projektin e korruptuar i cili po bën gjenocid tek Unaza e R. Ky është kallëzimi penal drejtuar institucioneve të prokurorisë, ky është mali me dokumenta, që janë prova dhe fakte që ky prohjekt ka vetëm një qëllim, kullat dhe jo rrugën, vjedhjen dhe jo rrugën. Ka për qëllim të mbushë xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve. Unë ju bëj një pyetje dhe ju ftoj të më jepni një përgjigje. Si ka mundësi që kompania Salillari e cila është aktualisht nën hetim tek loti nr.2, ka fituar tenderin tek loti nr 1, i të njëjtit projekt? Dhe këto prova ia kemi dërguar Prokurorisë. Ju ftoj të nxirrni të gjitha dokumentat që ka publikuar Partia Demokratike për sa i përket aferës korruptive tek Unaza e Re. Që nga shkelja e ligjit të sponsorizimeve AVE Consulting, shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë studimin teknik që duhet një gjeodet e faktuar nga dokumentat zyrtare të qeverisë që Kompania AVE Consulting nuk ka gjeodet, pra topograf për të bërë projektin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk është bërë konsulti mjedisor me qytetarët pavarësisht se banorët kishin një vit e 15 ditë që kërkojnë dialog. Të gjitha aferat korruptive, aferat e falsidfikuara, shkeljet ligjore dhe shkeljet e VKM të kësaj qeverie, sot janë faktuar dhe janë provuar. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të pëzullojë punimet tek Unaza e Re. Këtu po bëhet fjalë për jetë njerëzish. Po kalohet nga një mision për unazën, në mision humanitar. Ata po shkatërrohen, po goditen, po u hidhet gaz lotsjellës, po dhunohen, po u shkatërrohen shtëpitë, për shkak të një projekti korruptiv i cili ka për qëllim të prishë foletë e fëmijëve të banorëve për të ndërtuar kështjellat e oligarkëve dhe pushstetarëve të inkriminuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokuroria duhet të pezullojë punimet tek Unaza e Re siç bëri me DH-në, nisi hetimet dhe pezulloi punimet. Të pezullojë urgjentisht tenderin e Salillarit sepse është në konflikt të pastër interesi sepse nuk mund të jesh nën hetim tek Loti i dytë dhe të fitosh tender tek Loti 1. Nqse prokuroria nuk merr pjesë atëherë këta prokurorë po presin të marrin hyrje falas tek ato pallatet që po ndërtojnë oligarkët atje.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Pyetje: Në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia mbi banorët e Unazës së Re, keni bërë kallzim?

Klevis Balliu: Shpallja e paligjshme e arrestimit të Shkëlzen Sadikajt vërteton se ndërhyrja ishte e paligjshme dhe gjithësecili do të mbajë përgjegjësi dhe ne kemi bërë një kallzim penal për të.

Çlirim Gjata: Shkeljet janë kaq të rënda dhe kaq shumë i kanë futur duart në këtë mega-korrupsion, vetëm vullneti politik i qeverisë mund ta bëjë këtë prokurori që të mos hetojë e mos të vendosë përpara përgjegjësisë, kaq flagrante janë shkeljet. Të bësh gjithë këtë projekt korruptiv, të nxjerrësh njerëzit jashtë, vetëm e vetëm për të fituar troje të cilat shkojnë deri në 900 milionë euro, pastrim parash të krimit të organizuar dhe pisllëqeve të tjera ku janë përzier qeveritarë, kompani, administratorë, projektues. Është një megakorrupsion dhe ata njerëz që dolën në protestë e kanë nxjerrë zbuluar. Vetëm qeveria është ajo që e duron këtë prokurori në këto shkelje kaq flagrante dhe të qarta që të mos fillojë hetimet dhe t’i vërë para përgjegjësisë. Urgjent duhet të ndërpriten punimet. Prokurori duhet të shkojë vetë atje dhe të vendosë pezullimin e punimeve dhe të mbahet përgjegjësi për atë çfarë po ndodh.

Etiketat e lidhura

Klevis Balliukorruptivepadiunaza e re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 3 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 3 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 7 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 15 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.