Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD në mbështetje të familjeve të reja, Rrushaj: Financim 100% për të blerë shtëpi, për çdo fëmijë të lindur, 3 mijë lekë në muaj për 5 vite

Politikë E enjte, 28 Janar 2021 13:03
PD në mbështetje të familjeve të reja, Rrushaj: Financim 100% për të blerë shtëpi, për çdo fëmijë të lindur, 3 mijë lekë në muaj për 5 vite
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë prezantimit të programit qeverisës,  Alfred Rrushaj deklaroi se Programi i PD-së është për buxhetin e familjes shqiptare.

Prezantimi nga Alfred Rrushaj

Programi i Partisë Demokratike ka në qendër të tij FAMILJEN dhe Ekonominë Familjare. Për herë të parë një parti politike i jep prioritet masave që kanë vetëm një qëllim; rritjen e mirëqënies së familjes.

Investimi kryesor i një familje të re, është strehimi i cili është kthyer në pamundësi për shumë shqiptare që po largohen. Prandaj do të jemi në krah të familjeve të reja; do të financojmë 100% interesat e kredive që të rinjtë do të marrin për të blerë shtëpinë e tyre. Do të jenë së paku 20 mijë familje të reja që do të përfitojnë nga kjo masë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jo vetëm kaq, por ne jemi largpamës e do marrim masa që Shqipëria të mos plaket. Për këtë arsye ne do mbështesim me të gjithë mënyrat familjet dhe prindërit që lindin fëmijë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për çdo fëmijë të lindur, ne do të japim 3 mijë lekë në muaj për 5 vite. Rreth 30 mijë familjeve të reja do t’u gjendemi në krah me këtë masë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Shqetësimi i çdo prindi, është arsimimi i fëmijëve dhe cilësia e këtij arsimimi. Familjet shqiptare sakrifikojnë çdo gjë për të arsimuar fëmijët e tyre.

Të rinj që shkëlqejmë nëpër botë nëse iu jepet mundësia të shpalosin talentin, këtu ua kanë bllokuar mundësitë.  Këtë duhet ta ndryshojmë dhe e kemi vetë në dorë.

Prandaj rreth 90 % e studentëve do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të paguar tarifat e arsimit.

Por ne nuk mund ta rrisim cilësinë e arsimit nëse nuk rrisim vlerësimin e punës së arsimtarëve. Prandaj pagat e tyre do t’i rrisim me 60%.

Ky plan do të prekë familjet e së paku 36 mijë arsimtarë të cilët do të jenë më të motivuar në punën e tyre, si dhe çdo familje shqiptare që ka femijët në shkollë.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme të Ramës për 8 vjet me radhë, nuk ke ç’pret më prej tij. Rama ka shkatërruar ekonominë tonë, ka rritur papunësinë dhe koston e jetesës.

Pjesën më të madhe të të ardhurave familjet shqiptare e shpenzojnë për mbijetese. Kostoja po rritet çdo ditë më shumë. Qeveria ka rritur kostot e ushqimeve, kostot e energjisë, kostot e karburanttit, I ka detyruar familjet shqiptare që të paguajnë më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, u ka rritur kostot për shëndetësinë.

Rama i ka harruar njerëzit

Ministrat e tij trefishojnë pasuritë e tyre, ndërsa ekonomia e Shqipërisë shkatërrohet. Ata bëjnë pazare me mafien, në vend që të sjellin investues me vende pune për shqiptarët. Hanë vakte luksoze në Dubai, ndërsa vendi është nën ujë.

Gjatë muajve të fundit kemi punuar bashkë me Lulzim Bashën të krijonim një plan pune, që ta vëmë në zbatim për të ndryshuar jetën e secilit prej jush.

Ne kemi një plan të qartë, jo premtime boshe, as përralla para fushatës, por veprime konkrete që do kenë një ndikim të drejtpërdejtë në jetën e çdo familje shqiptare.

Nga ulja e tatimit mbi të ardhurat nga paga, dhe ulja e sigurimeve shoqërore do të perfitojë çdo person i punësuar. Të gjithë do kenë mundësi të çojnë më shumë para në shtëpitë e tyre.

Do ulim çmimin e energjisë për konsumin deri në 300 kËh dhe një familje e thjeshtë do kursejë rreth 8500 lekë në vit. Kjo masë do të lehtësojë ndjeshëm shpenzimet e së paku 710 mijë familjeve.

Një fokus të veçante do ketë edhe shtresa e mesme. Të punësuarit me pagë mbi 60 mijë lekë do të përfitojnë thuajse një gjysëm page shtesë nga ulja e tatimeve. Në këtë mënyrë do i japim fund barrës së rëndë të taksimit që qeveria iu ka vënë njerëzve më të talentuar, të kualifikuar apo më të suksesshëm në vend.

Për NE me rëndësi të madhe është respekti për të moshuarit dhe nevoja për solidaritetin mes brezave. Prandaj do të rrisim çdo vit pensionet për rreth 650 mijë pensionistë, sa dyfishi i inflacionit vjetor, por në çdo rast jo me pak se 5% ne vit. Ne do bëjmë çmos që ata të trajtohen me sa më shumë dinjitet e konsideratë për kontributin e çmuar që kanë dhënë për Shqipërinë.

Por njëherazi qeveria e Partisë Demokratike kurrsesi nuk nuk do të lere anash më nevojtarët. Sepse do te dyfishojmë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje.

Partia Demokratike vlerëson shume punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësor, te cilët jane lënë në kushte të vështira.

Prandaj ne do të bëjmë të pamundurën që mjekëve dhe infermiereve t’ju japim dinjitetin që meritojnë. Paga e një mjeku do të shkojë 1200 Euro dhe paga e infermierëve do të shkojë në 700 Euro. Janë 4500 mjekë dhe 14 mijë infermierë.

Këto janë vetëm disa prej përfitimeve të drejtpërdrejta që do të kenë qytetarët falë modelit të ri të qeverisjes që ne do të aplikojmë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare dhe jo vetem per interesin e vet.

Prandaj eshte koha per te votuar Lulzim Bashën dhe PD, është koha që Shqipëria të fitojë.

Etiketat e lidhura

Alfred Rrushaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.