Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 18:02 Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se Ukraina këmbëngul për anëtarësim në NATO dhe zbulon mesazhin e Trump për liderët europianë mbi shpenzimet për Ukrainën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përballje e ashpër Vuҫiç – Osmani në Këshillin e Sigurimit

Përballje e ashpër Vuҫiç – Osmani në Këshillin e Sigurimit

Politikë
E martë, 23 Prill 2024 06:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Kosovës tha në Këshillin e Sigurimit, se serbët e Kosovës janë në presion nga qeveria e Serbisë. Presidenti serb tha, se në Kosovë serbët po keqtrajtohen në lloj-lloj formash nga autoritetet e Prishtinës.

Në këtë seancë raportoi edhe shefja e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, e cila shprehu pakënaqësinë e saj për mungesën e rezultateve të arritura në muajt e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të kërkuara nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Përballja Osmani-Vuҫiq në Këshillin e Sigurimit ndodhi vetëm një ditë pas bojkotimit masiv të procesit të votimit nga serbët në veri të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë, referendum ky  që duhej t’i hapte rrugën zgjedhjeve të reja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, bojkotimin e procesit të votimit nga serbët në veri e ndërlidhi me presionin që qeveria e Serbisë po u bën serbëve të Kosovës.

“Tashmë janë të qarta përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar procesin e integrimit të serbëve në Kosovë, duke përdorur taktika kriminale dhe terroriste për të fituar kontroll dhe për të përhapur frikë, dhe njëkohësisht duke dëmtuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani, duke ju kundërpërgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “vendimi i serbëve për bojkotimin e referendumit ishte i natyrshëm”, sepse sipas tij,  “autoritetet e Kosovës i frynë listat e votuesve”. Aleksandar Vuҫiq, akuzoi autoritetet kosovare por edhe autoritetet ndërkombëtare për – siҫ tha- “mosthemelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, një marrëveshje kjo Kosovë-Serbi e arritur në vitin 2013.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Këto 11 vite janë 11 vite premtimesh të paplotësuara, bisedash të përditshme, arsyetimesh dhe gënjeshtrash dhe paaftësisë së Bashkimit Evropian si garantuese e marrëveshjes. Autoritetet e Kosovës kanë krijuar kushte të padurueshme për jetën e pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, tha Vuҫiq. Ai madje kritikoi edhe raportimin në Këshillit të Sigurimit të përfaqësueses së UNMIK-ut, e cila sipas presidentit serb, nuk i kishte përfshirë në raport “incidentet e dhunshme ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb”.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

“Institucionet e Prishtinës, po ushtrojnë dhunë fizike dhe juridike mbi serbët e Kosovës me qëllim të përndjekjes së tyre”, tha Vuҫiq duke përmendur këtu edhe rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit të Serbisë në Kosovë. Akuzat e Vuҫiqit për “përndjekjen e serbëve”, i quajti të rreme presidentja Vjosa Osmani, sikundër që i hodhi poshtë pretendimet e Serbisë për spastrim etnik të serbëve të Kosovës. Presidentja Osmani, e akuzoi Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve, dhe në këtë linjë ajo përmendi fushatën e fundit të Beogradit kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidenti Vuҫiq, tha se Serbia do të bëjë gjithçka që të ruajë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Me një dozë nervozizmi sepse Këshilli i Sigurimit lejoji që presidentja Vjosa Osmani të shoqërohej në seancë nga katër gra të përdhunuara dhe të mbijetura të masakrave gjatë luftës së Kosovës, Aleksandar Vuҫiq, tha se “Serbia, ka bërë lëshime të dhimbshme”,  ndërsa Prishtina nuk po i përmbush detyrimet e saj.

“Regjimi i Kurtit u shpërblye me liberalizimin e vizave, Këshillin e Evropës dhe armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Vuҫiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, tha, se “Serbia e ka përshkallëzuar agresionin ndaj Kosovës, duke përmendur këtu rrëmbimin e policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve dhe sulmin në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës.

“Përpjekjet nga Serbia për destabilizim janë aktive. E ka eskaluar agresionin fillimisht me kidnapinimin e policëve, sulmin ndaj gazetarëve e sulmin terrorist ndaj Kosovës në shtator. Pas këtij sulmi, Shtëpia e Bardhë ka thënë se Serbia ka përdorur prani të madhe ushtarake të artilerisë me tanke e njësi të mekanizuara. Serbia bën përpjekje për të prishur integrimin e serbëve në Kosovë dhe serbët në Kosovë janë nën trysni, por jo nga Kosova po nga qeveria e Serbisë”, tha presidentja Osmani.

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshill të Sigurimit, Robert Wood, bëri thirrje sërish që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, të sillen para drejtësisë. Përfaqësuesi i SHBA-së e dënoi edhe ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës javën e kaluar nga autoritetet serbe në kufi, teksa po kalonin tranzit nëpërmjet Serbisë.

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e fshehin “dhunën e kryeministrit Albin Kurti ndaj komunitetit serb në Kosovë”, duke shtuar se “situata e sigurisë nuk është stabile dhe serbët po ikin nga Kosova për shkak të kësaj”.

“Situata në Kosovë na shqetëson, e kjo vlerësohet nga pjesëmarrja e kryetarit të Serbisë që bëhet më e vështirë për Perëndimin të fshehë dhunën e motivuar nga i ashtuquajturi kryeministri Albin Kurti. Vetëm një pakicë e atyre që kanë ikur janë kthyer pasi nuk është e sigurt situata në Kosovë”, tha përfaqësuesi i Rusisë.

Pjesa më e madhe e ambasadorëve të vendeve perendimore folës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKS-së kërkuan zbatimin e plotë të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në kuadër tëdialogut Kosovë-Serbi./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie
Para 55 minutash

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development
Para 1 ore

Shqipëria U15 barazon 1-1 me Poloninë në UEFA Development

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 1 ore

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë
Para 1 ore

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 19 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 22 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 7 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.