Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përgjimet e Antimafias, PD: Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe të pastrimit të parave të pista

Politikë E martë, 26 Janar 2021 14:00
Përgjimet e Antimafias, PD: Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe të pastrimit të parave të pista
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me përgjimet e antimafias italiane për biznesin e lejeve të ndërtimit dhe tenderave në Shqipëri,

Duke marrë shkas nga qëndrimet e kryeministrit lidhur me këtë çështje, nga foltorja e selisë blu, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki, duke shtuar se tashmë shqiptarët janë të lodhur me Ramën, dhe duan ndryshim.

“Nuk është rastësi që, sa herë goditet mafia italiane dhe rrjetet e drogës në Itali, përgjimet nxjerrin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të majave më të larta të pushtetit të Edi Ramës.

Është korrupsion, që drejtohet nga mafia dhe ushtrohet me miratimin e kryeministrit dhe kukullës së tij në Bashkinë e Tiranës.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Rama gjithmonë thotë se “ai nuk di” apo “nuk do t’ia dijë”, por qytetarët e kanë të qartë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Për 8 vjet me radhë, Edi Rama na ka kthyer me dekada mbrapa, duke vënë në rrezik sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e secilit prej nesh.

As mafiozët italianë nuk na shohin si një vend që mund të integrohemi në Bashkimin Europian.

Përgjimet e reja të Antimafias italiane na tregojnë se, me Edi Ramën, Shqipëria konsiderohet si Kalabria e viteve 60, një vend ku mafia vepron si në shtëpinë e vet, duke patur ortak me 20 % drejtuesit kryesorë të pushtetit.

Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafian, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirjen në biznes me mafian italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesioneve apo tenderave.

Minimalisht, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, siç bën gjithmonë, duhet të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia Italiane, Tahiri u largua me dorëheqje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me Veliajn apo pa Veliajn, për Edi Ramën nuk ka rrugë shpëtimi. Njerëzit e kanë kuptuar se Rama, marioneta e tij në Bashki, ministrat dhe njerëz të tjerë pranë tij shqetësohen vetëm për veten dhe paratë e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

o          Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare është duke u rrënuar çdo ditë.

o          Ata bëjnë biznes me mafian, në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.

o          Ata hanë mish me flori në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

o          Vetëm nga një përgjim i antimafias italiane bëhet e qartë se Tirana dhe Durrësi janë përdorur nga Edi Rama si lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Njerëzit kanë të drejtë të dinë:

o          Sa tendera, sa koncensione janë dhënë për mafian italiane?

o          Sa para të pista ka pastruar qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Erion Veliajt në këmbim të 20% -shit?

Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit.

Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pa mbajtura.

Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar.

Askush nuk i beson më ata.

Shqiptarët dinë më shumë se kaq.

Më 25 prill ata do t’u tregojnë derën këtyre pushtetarëve të korruptuar.

Është koha t’i themi mjaft një qeverie që punon vetëm për vete. Vendit i duhet ndryshimi dhe Partia Demokratike është gati për të sjellë ndryshimin. Për të ringritur ekonominë, për të fuqizuar rininë, për të siguruar një jetë dinjitoze për shqiptarët”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

antimafiasPDpërgjimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 56 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 57 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.