Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Personazhet më të spikatur të vitit 2023. Nga fenomeni Luiz Ejlli, heroi Bunjaku te drejtësia e SPAK

Aktualitet E diel, 31 Dhjetor 2023 21:06
Personazhet më të spikatur të vitit 2023. Nga fenomeni Luiz Ejlli, heroi Bunjaku te drejtësia e SPAK
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Top Channel ka shpallur personazhin e vitit që kaloi. Ndër vite të zgjedhurit e Top Channel pas një analize të thellë në bashkëpunim edhe me publikun që ka votuar, ka shpallur si personazh të vitit personalitete publike dhe njerëz të thjeshtë që me veprat e tyre kanë ndikuar pozitivisht në jetën shoqërore në Shqipëri. Një vit më parë shpallëm emigrantët, ata dhjetëra mijëra shqiptarë, shumica të rinj që emigruan në kërkim të një jete më të mirë për ta dhe familjet e tyre të rinjtë në kërkim të një të ardhme më të mirë larg problemeve që ka Shqipëria.

Top Channel përzgjodhi Kombëtaren Shqiptare Personazhin e Vitit 2023. Skuadra, trajneri Silvinjo dhe tifozët kuqezi u vlerësuan për emocionet e jashtëzakonshme që na kanë dhuruar gjatë këtij viti, teksa Shqipëria përjeton për herë të dytë ëndrrën europiane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në listën e më të preferuarve të publikut ishin edhe personazhe të tjerë. Luiz Ejlli, artisti që me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP 2” në Top Channel u shndërrua në një fenomen të jashtëzakonshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Emri i tij është ndër më të kërkuarit dhe më të klikuarit gjatë këtij viti që po lemë pas. Edhe pas daljes nga reality show, ku rrëmbeu çmimin e parë, Ejlli vazhdon të jetë i kërkuar nga të gjitha, i kërkuar në koncerte, i ndjekur në rrjete sociale, ndërsa gëzon mbështetjen e mijëra fansave.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Para 3 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 3 orësh
Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 10 orësh

Nga ana tjetër, polici Afrim Bunjaku që humbi jetën në krye të detyrës në Kosovë vlerësohet për aktin e tij atdhetar. Në shtator, dhjetëra serbë të armatosur sulmuan fshatin Banjskë të Leposaviqit. Ata hynë në kufi dhe qëlluan drejt patrullës ku ndodhej në shërbim Bunjaku. Kosova ka sot një hero më shumë në betejën e pandalshme për të mbrojtur territorin. Pas ngjarjes së rëndë, Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës”.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është po ashtu renditet në këtë listë. Me hetimet nga të dyja krahët politike, SPAK po thyen mitin e pandëshkueshmërisë në sferat më të larta të politikës në këto 33 vite demokraci.

Kjo prokurori ka disa vite që po funksionon, pas krijimit të saj nga Reforma në Drejtësi, por në vitin 2023 SPAK ka tronditur nga themelet shtyllat e së keqes në Shqipëri, që është padyshim pandëshkueshmëria. Nga koha kur prokurori Altin Dumani morri drejtimin e SPAK, edhe për shkak të plotësimit me prokurorë dhe agjentë të hetimit në Byronë Kombëtare të Hetimit, nisën të bien një e nga një personazhe dikur të paprekshëm. Për meritën e SPAK politikanë të njohur, të përfolur në afera korruptive kanë humbur imunitetin dhe janë duke paguar faturën e arrogancës dhe abuzimit me fondet publike dhe me detyrën. SPAK ka goditur fort si nga të majtët në pushtet ashtu edhe nga të djathtët në opozitë. Personazhi i fundit që po provon morsën e fortë të SPAK, është ish-kryeministri Sali Berisha, një figurë emblematike e politikës shqiptare prej 33 vitesh nga rrëzimi i komunizmit.

Ministra, ish-ministra, familjarë të politikanëve janë duke dhënë llogari ndërsa ngjarje të rënda të së kaluarës, për të cilat drejtësia është shmangur me procedurë, janë hapur dhe po gjykohen.

SPAK ngjalli shpresën tek shqiptarët se nuk ka më njerëzi imunë ndaj ligjit dhe nuk ka më pandëshkueshmëri. SPAK ka goditur fort edhe krimin e organizuar. Personazhe të paprekshëm të botës së krimit që mbretëronin me arrogancë rrugëve të Shqipërisë po fshihen. Shumë të tjerë janë nën akuzë dhe janë shpallur në kërkim ndërsa janë në arrati jashtë vendi. Rrjete që bëjnë trafik domethënës të lëndëve narkotike janë shkatërruar në bashkëpunim me ndërkombëtarët, sepse SPAK ka krijuar besim tek aleatët duke qenë edhe një institucion nën kujdesin e veçantë të tyre.

Etiketat e lidhura

Luiz Ejlli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 16 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 39 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 46 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.