Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili: Makron, përballë patriotizmit folklorik shqiptar

Politikë E enjte, 31 Tetor 2019 10:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga PETRIT VASILI 

Tashmë, letrat janë mbi tav olinë. Mund t’i lexojnë të gjithë. Për herë të parë, shqiptarët i dinë të vërtetat siç janë. Për herë të parë nuk janë viktima të një gebelsizmi rilindës histerik dhe gënjeshtar, sepse i njohin vetë të vërtetat. Të gjithë e dinë më së miri që Maqedonia meritonte t’i hapeshin negociatat dhe këtë s’ka propagandë që e kundërshton dot.

Të gjithë dinë gjithashtu që Shqipërisë nuk do t’i hapeshin negociatat, sepse qeveria jo vetëm nuk kishte bërë asgjë për pesë kërkesat, që ishin vendosur më parë, por kushtet u shtuan me kërkesë të Bundestagut gjerman, duke u bërë nëntë të tilla.

Të gjithë e dinë se Presidenti i Francës pengoi hapjen e merituar të negociatave për Maqedoninë, për shkak të Shqipërisë dhe për të mos i ndarë dy vendet.

Pra, Makron favorizoi Shqipërinë në dëm të Maqedonisë.

Kjo është kaq e qartë dhe kaq e thjeshtë sa çdo sqarim i mëtejshëm do të ishte pa asnjë kuptim.

Në një furi mediatike të orkestruar nga gebelsizmi qeveritar po shfaqet një furi folklorizmi patriotik qesharak anti-Makron.

Një furi e tillë është sa e pështirë, aq edhe e trashë, vulgare dhe e pagdhendur.

Përmenden pellazgët, ilirët, Skënderbeu, luftëra e beteja për të treguar se Makron u tregua i padrejtë me ne.

Është vërtet një turp i madh për Shqipërinë që ajo të shfaqë nivele të tilla banale e provinciale.

Makron qenka fajtor ndaj Shqipërisë? Mbase ndaj Maqedonisë edhe po.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po ndaj Shqipërisë, përse?
Si mundet që logjika të gremiset në humnera budallallëku të tillë?!
Arrihet deri edhe që t’i kërkohet Makronit të na kërkojë falje neve shqiptarëve.
Po këtu është fundi i fundit të inteligjencës njerëzore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Makron ka kryer një padrejtësi ndaj Maqedonisë, por faljen duhet t’ia kërkona Shqipërisë!?

Jo, jo, të nderuar miq.

Ju të paguar nga qeveria dhe ju që me një naivitet fëmijëror besoni një propagandë të çmendur dhe shpërtheni me patriotizëm folklorik.

Ka vetëm një fajtor dhe një shkaktar që Shqipëria është jashtë Europës.

Ky është Edi Rama që e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe që bëri zgjedhje komuniste në 30 qershor dhe rrëmbeu 100% të pushtetit. Këto i kemi peshqesh nga Edi Rama dhe jo nga Makron.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Edi Rama as që mund të kërkojë dot as falje se faji që rëndon mbi të është shumë i madh.

Nëse s’keni kurajë dhe mend në kokë t’ia kërkoni Ramës këtë, të paktën mos shkruani marrëzira.

Makron, po, bëri një padrejtësi, por ia bëri Maqedonisë. Ky është fakt i madh sa një mal dhe këtë nuk e mbulon dot as moçali i Edi Ramës, as marrëzirat e hedhura nëpër media si hashashi që ka mbuluar Shqipërinë për të hutuar njerëzit.

As që kam ndërmend t’i them kurrkujt se i duhet kërkuar ndjesë Makronit.
Por që të ndalin këtë shfaqje që na bën pis të gjithëve, po.
Shqiptarët janë inteligjentë, racionale dhe të drejtë.
Kjo epidemi vulgare anti-Makron vetëm shfaq të kundërtën e Shqipërisë së vërtetë.
Nuk i shtoi kushtet për hapjen e negociatave Makron, por kriminalizimi i Edi Ramës.

Bundestagu gjerman me të drejtë shtoi kushtet, dhe shumë të rënda madje, por propaganda rilindase filloi duartrokitjet idiote me Edi Ramën në krye, që klithte si i marrë: Danke Angela.

Pra, danke se kushtet u shtuan dhe fajin sërish e paska Makron!?

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme dhe Zaev i pranon ato, megjithëse duartrokitet nga gjithë Europa për negociatat dhe nuk sulmon Makronin siç bën Edi Rama. Edi Rama, që mori në qafë edhe Maqedoninë, rri paturpësisht në karrige dhe nuk largohet.

Ju, miq naivë, boll u lodhët me budallallëkun anti-Makron!

Është koha të kërkojmë përgjegjësitë ndaj qeverisë armike së shqiptarëve dhe Kryeministrit antishqiptar të tyre.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 13 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 50 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 51 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.