Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 07:54 PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00 Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë Kombëtare para kryeministrisë në mbështetje të revoltës së rinisë Shqiptare. Kreu demokrat  Sali Berisha ka postuar në faqen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili: Mjaft më me propagandë! BE konfirmon kolapsin e drejtësisë, të dalin përgjegjësit e kapjes së saj

Politikë E mërkurë, 20 Tetor 2021 11:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Petrit Vasili

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

BE konfirmon kolapsin e drejtësisë, boll më me propagandë, të dalin përgjegjësit e kapjes së saj!
Në raport progresin më të fundit ka fakte shumë të rënda, që tregojnë se drejtësia e kapur dhe e kolapsuar po dëmton shumë rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë.
Ja çfarë thuhet në Raport Progresin më të fundit:
“Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cenuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin.
Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.
Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh”.
Të vërtetat tronditëse për reformën në drejtësi kërkojnë me urgjencë një analizë të thellë, një skaner të vërtetë, ku të dalin përpara popullit shqiptar përgjegjësitë e Ramës dhe të rilindjes për bllokimin e qëllimshem të saj.
Kapja e drejtësisë nga Rama e rilindja, pandëshkueshmëria dhe asfiksimi real i saj është ky realiteti shumë i hidhur për qytetarët!
Propaganda histerike e qeverisë vetëm po shton zemërimin dhe indinjatën sepse faktet ulërijnë.
Rreth 60 milionë euro janë shpenzuar vetëm nga BE pa llogaritur këtu milionat e shpenzuar nga SHBA dhe nga vetë qeveria shqiptare pasi fatura financiare rëndohet shumë…!
Rezultati është i hidhur dhe zhgënyes për qytetarët.
Vetë protagonistët pohojnë kolapsin e drejtësisë, ja çfarë thonë:
Naureta Llagami Kryetare e KLGJ:
“Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor, ne nuk jemi krenarë, është shumë e vështirë.
Situata sot në Gjykatën e Apelit është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e akilit. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka”.
Olsian Çela Prokuror i Përgjithshem thotë:
“Situata në disa nga prokuroritë e vendit është mjaft e rënduar për shkak të avancave që krijohen.
Në vjeshtë kjo situatë do të rëndohet edhe bëhet më e vështirë. Rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturimit.
Krijimi i SPAK si prokurori më vete ka krijuar dualitet brenda organit të akuzës. Rekomandimet e qeverisë i përcillen prokurorisë së përgjithshme por kjo nuk ka asnjë kompetencë mbi SPAK-un.
Sot prokurorët shqiptarë punojnë në kushte primitive. Gjithçka me letër, gjithçka në dosje fizike. Suksesi në këto kushte është i pamundur”.
Arben Kraja Drejtuesi i SPAK-ut thotë:
“Hetuesi janë nga 10-15 në një ambient të përbashkët. Për të mos harruar problemi pagave, ku e gjithë struktura nuk e merr pagën e plotës sikurse e parashikon ligji”.
Vitore Tusha Kryetare e Gjykatës Kushtetuese:
“Mosmiratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj”.
Ulsi Manja Ministër i Drejtësisë:
“Aktualisht, janë vetuar 450 gjyqtarë e prokurorë, 60 % e të cilëve ose janë larguar, ose janë dorëhequr nga sistemi, një shifër e paprecedent kjo në lëmin e drejtësisë shqiptare”.
Por skaneri i reformës në drejtësi tregon qartë se problemet janë shumë më të rënda:
1.Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri të gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.
2.Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka denuar pak ditë më parë për një çështje me gjobë deri në 5 mijë euro qeverinë shqiptare për vonesat disavjeçare në gjykim.
Mendoni qe janë dhjetëra mijëra çështje e ka mjaft prej tyre që kanë më shumë se 5 vjet qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund të shkaktojë një dënim me dhjetëra milionë euro.
3. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës në gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
4. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.
5. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.
6. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.
7.Nepotizmi politik rilindas me vellezer e motra e kusherinj te ministrave ne emerimet e anetare te Komisioneve te vetingut eshte fakt dhe shkak per mosbesimin ndaj vleresimeve te tij.
8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
9. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.
10. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.
11. Vetingu u katandis në një Inspektoriat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
12. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
Deri tani i vetmi ” sukses” i reformës është kapja e saj nga rilindja.
Çdo ditë propagandë më tej po rrënon thuajse pa kthim drejtësinë dhe po dëmton shumë rëndë interesat e qytetarëve, të biznesit dhe të vendit.
Boll më me propagandë!

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00
Para 1 minute

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 10 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.