Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Petrit Vasili nxjerr videon e fotot: Ja të vërtetat, që Tabaku të mos genjejë më!

Politikë E mërkurë, 16 Shkurt 2022 09:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Petrit Vasili

Ja të vërtetat, që Tabaku të mos genjejë më!
Kisha vendosur të mos merresha publikisht me këtë Kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve, Tabaku, duke menduar se ndjenja e turpit do ta ndalte për të mos vazhduar të gënjente edhe më tej dhe në vazhdimësi.
Por duke qenë se gënjeshtra recidiviste është ves, që del me shpirtin si dhe është pandemi te partia e Bravës, dermani i vetëm për të është përballja me të vërtetat.
Po le të marrim një nga një se si gënjen Tabaku, e instruktuar keq nga Luli i saj, përballë të vërtetave të mëdha dhe të faktuara katërcipërisht
1. Jorida Tabaku gënjeu e tha mbrëmë në TV ABC se :
“E vetme dhe kemi pasur padi para një vit e gjysmë. Dhe sipas SPAK ishte padia e PD që solli hetimet”. (VIDEO)
Pra Tabaku thote se sipas SPAK ishte padia e PD, që solli hetimet.
Po SPAK-u vetë thotë të kundërtën dhe pikërisht se ishin kallëzimet e PD dhe të LSI që sollën hetimet, ja çfarë thotë deklarata zyrtare e SPAK në 14 dhjetor 2021:
“NJOFTIM I PLOTË:
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kallëzimit penal të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar hetime për proçedimin penal”.(Foto, njoftim SPAK).
Tabaku pra e ka një hall të madh, që gënjen kaq trashë dhe publikisht për fakte të shkruara e që flasin vetë.
Dhe halli i vetëm është që të mbulojë refuzimin e LSI-së për të qenë pjesë e Komisionit, sepse prania e saj do të prishte planin e mirëmenduar të show-t me këtë Komision.
2.Tabaku thotë gjithashtu se më paska ftuar që t’i çuakam informacione asaj.
Por e vërteta është krejt tjetër dhe shumë e madhe.
Une i kam kërkuar zyrtarisht Kryetares së Kuvendit si dhe Lulit të saj dhe Alfred Rushajt Kryetar i grupit Parlamentar në atë kohë, që të merrja pjesë si anëtar i Komisionit dhe të jepja çdo kontribut në emër të LSI për të hedhur dritë mbi aferën mafioze gjigante të Inceneratorëve.
Tabaku duhej të skuqej, kur gënjen në këtë farë feje sepse komunikimet me Lulin e saj dhe Z.Rushaj si Kryetar i Grupit Parlamentar, unë i kam bërë me shkrim dhe me këmbëngulje në emër të së vërtetës dhe këto komunikime janë fakte, që asnjë gënjeshtër nuk i zhbën dot.(Dokument, Foto e SMS me Rushajn)
Po si do t’ua mbushë mendjen njerëzve Tabaku, se LSI si denoncuesja më e madhe dhe me fakte shumë të renda, që Tabaku e pranon vetë se as nuk i dinte e njihte fare, nuk duhej të ishte as anëtare e Komisionit Hetimor, që ajo drejton.
Kush është ai budalla që mund të besojë se Tabakut mund ti duhej kushdo si anëtar në Komision, por vetëm LSI jo.
Tabaku vetë, mbrëmë në TV ABC, pohoi dhe pranoi:
“Janë informacion që Kryemadhi i ka pasur ne nuk i kemi pasur. Nuk e di si i ka pasur”.
Pra qëllimi i vetëm i këtij refuzimi të egër të LSI për të qenë anëtare e Komisionit Hetimor është sepse prania e saj do ta pengonte show-n, mbulimin dhe fshehjen e të vërtetës, gjobvënien e radhës si dhe krijimin e alibisë që SPAK të mos veprojë, që janë edhe qëllimet e vërteta të Komisionit të Tabakut dhe Lulit të saj.
Tabaku na qenka shqetësuar edhe se si i paska pasur Monika Kryemadhi këto informacione dhe jo për sa të rënda ato ishin?!
3.Është e vërtetë e madhe dhe tronditëse se kur LSI dhe Monika Kryemadhi, por edhe unë në emër të LSI, që në mars të 2021 bëmë publike faktet shumë të rënda dhe krejtësisht të panjohura më parë për Inceneratorët.
Tabaku dhe Luli i saj nuk i mbështetën kurrë ato, por heshtnin totalisht sikur nuk kishte ndodhur asgjë njelloj siç heshte rilindja, që ishte edhe fajtorja e madhe.
Bile Luli i saj, në atë kohë, bënte edhe deklarata enkas në të njëjten kohë me këto denoncime, që të pengonte sa të mundte pasqyrimin e tyre live nëper TV.
Tre kallzime shumë të medha të LSI me qindra fakte dhe dokumente shumë të rënda si edhe çdo informacion tjetër, që nxjerrin në shesh aferën mafioze të shekullit, kanë një vit që janë depozituar zyrtarisht në SPAK.
Këto janë të vërteta, që nuk i luan topi.
Këto të vërteta kërkojne vetëm e vetëm hetim urgjent të SPAK-ut dhe jo show Komisionesh për të mbuluar e shpërqendruar presionin e gjithanshëm ndaj SPAK-ut që ai të veprojë dhe të çojë fajtorët para drejtësisë sepse faktet i ka me tonelata dhe duhet ta kishte mbyllur me kohë këtë aferë kaq të rëndë mafioze.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Këto janë të vërtetat e mëdha, qe nuk ka gënjeshter apo sperdredhje politike mediatike e akaparuar nga parate e Inceneratorëve, që mund ti errësojë dot.
Keqardhje e madhe për Tabakun, që Luli i saj pa e kursyer hiçfare, e përdor keqas dhe e vendos në pozicione të tilla kaq qesharake dhe butaforike në funksion të gjobvënies se radhës të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 5 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 41 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 42 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.