Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Plani i PD, Zhupa: Rilindja ka larguar 183 mijë të rinj. Basha do të jetë kryeministri i rinisë

Politikë E premte, 5 Shkurt 2021 11:57
Plani i PD, Zhupa: Rilindja ka larguar 183 mijë të rinj. Basha do të jetë kryeministri i rinisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa ka bërë prezantimin e planit të Partisë Demokratike për rininë. Në fjalën e saj, Zhupa përmendi me shifrat të rinjtë e larguar gjatë viteve në Shqipëri, që sipas saj nga 2014 e deri më sot janë larguar 183 mijë të rinj, dhe shtoi se me Bashën si kryeministër, në vend do të rikthehet shpresa. ”Të na kthejë rininë, të na kthej shpresën! Të bëjë gjithçka që ne të rinjtë të jemi krenar dhe të lumtur në vendin tonë. Unë kam besim tek Lulzim Basha dhe ftoj çdo të ri të ketë të njëjtin besim. Lulzim Basha do jetë kryeministri i rinisë, sepse ne jemi të bindur që kur Rinia Fiton, e gjithë Familja shqiptare fiton, e gjithë Shqipëria fiton”-u shpreh Zhupa.

Fjala e plotë e Zhupës

Kur punoja për programin e rinisë, emergjenca e situatës ku jemi sot, ishte shtysa kryesore që të angazhohesha çdo ditë e më shumë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë. Shqipëria është në një gjendje emergjence. 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjeç. Ata që nuk janë larguar ende duan të largohen nga vendi. Ne po humbasim brezin tonë të ardhshëm. Ne po humbasim vazhdimësinë e Shqipërisë. Po humbasim shpresën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arsimi është arma më e fortë që merr një i ri për të përballuar jetën, edhe këtë rinia shqiptare e humbi nga rilindja. E humbi me një reformë të dështuar në arsimin e lartë, që shkatërroi studentin dhe familjet e tyre, ku merita dhe preferenca nuk vlenin. Rinia humbi edhe më shumë shpresat. Tarifat u rritet nga 15 deri ne 45% sipas degëve të ndryshme duke ju bërë barrë familjeve të varfëra shqiptare dhe shumë të rinj e patën të pamundur të vazhdonin studimet për shkak të pamundësisë për ti paguar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E humbi po ashtu me një reformë të dështuar në arsimin profesional, që propagandohej si një nga sukseset që do sillte rilindja. Por jo vetëm që nuk u shtuan të rinjtë që marrin arsim profesional por rregjistrimet në këto shkolla kanë rënë me 20%. Rinia ka humbur besimin! 50% e të rinjve nuk kanë besim te sistemi arsimor dhe as te drejtësia ne vend. 52.3% e atyre që kanë një diplomë universitare duan të emigrojnë jashtë vendit.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Papunësia është ulur këmbëkryq te rinia. 31,8% e të rinjve që janë në moshën deri 24 vjeç dhe që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe nuk vazhdojnë një cikël tjetër studimesh janë pa punë, ata janë “rrugëve” si shpresëhumburit e mëdhenj. Kjo shifër është më e larta në rajon. Mundësitë për të krijuar familje, për të rritur fëmijë dhe për të blerë një shtepi i kanë humbur rinisë shqiptare. Nga të dhënat zyrtare, çiftet e reja që sapo kanë krijuar familje si pasojë e mospërkrahjes, mbi 50% të buxhetit të tyre e harxhojnë për ushqime, pra për mbijetesë.

Unë si nënë e një djali 20 muajsh, i di shumë mirë kostot që duhen, për të përballuar mirë rritjen e fëmijës. Si mund të mendojnë për të bërë fëmijë, për të blerë një shtëpi, një çift i ri pa asnjë përkrahje? Shqipëria ka humbur rininë në këto 8 vite dhe rinia ka humbur shpresat dhe Shqipërinë. Është koha për zgjidhje, është koha për angazhime konkrete dhe një qeveri që punon për shqiptarët dhe për rininë.

Rinia fiton me programin tonë! Unë besoj se Lulzim Basha do ta sjellë ndryshimin: Të na kthejë rininë, të na kthej shpresën! Të bëjë gjithçka që ne të rinjtë të jemi krenar dhe të lumtur në vendin tonë. Unë kam besim tek Lulzim Basha dhe ftoj çdo të ri të ketë të njëjtin besim. Lulzim Basha do jetë kryeministri i rinisë, sepse ne jemi të bindur që kur Rinia Fiton, e gjithë Familja shqiptare Fiton, e gjithë Shqipëria Fiton!

Etiketat e lidhura

ina zhupaPDrinia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 11 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 27 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 28 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 36 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.