
Më shumë se një orë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip (Pilot) Rroli, policia ka dy emra të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Bëhet e ditur se uniformat blu kanë identifikuar si autorë të ngjarjes, shtetasin me iniciale S.L. dhe djalin e tij.
Sipas burimeve nga policia, këta persona kanë pasur konflikte me biznesmenin. Rakip (Pilot) Rroli u vra me breshëri automatiku mëngjesin e kësaj të premte pak larg shtëpisë së tij në Kurbin.
