Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj në Elbasan: Meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri

Politikë E hënë, 19 Shkurt 2024 17:16
Presidenti Begaj në Elbasan: Meriton të shndërrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi këtë të hënë një vizitë në qytetin e Elbasanit ku u shoqërua nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja dhe u takua me autoritetet drejtuese të qytetit, sipërmarrës, nxënës të shkollës profesionale, pedagogë, përfaqësues të artit, kulturës dhe të komuniteteve fetare, qytetarë të Elbasanit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kreu i shtetit pasi u njoh me projektet zhvillimore, punën që bën Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me komunitetin, vlerësoi vëmendjen që ky institucion i ka kushtuar fuqizimit të shoqërisë civile për një ekspertizë dhe konsultim komunitar në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve. “Kënaqësi të jemi në Elbasan në një qytet me një trashëgimi historike kulturore e industriale të rëndësishme për Shqipërinë me njerëz punëtorë e bujarë, sakrifikues për mirëqenien e jetës së familjeve të tyre”, u shpreh Presidenti.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Begaj bisedoi me shkrimtarë, artistë dhe përfaqësues të jetës kulturore, në një takim të zhvilluar në bibliotekën e qytetit, ku përgëzoi stafin për ruajtjen e pasurisë së fondit arkivor, ruajtjen e trashëgimisë së librit dhe qasjen ndaj dijes. “Ruajtja e ekzemplarëve të rrallë është vërtet për t’u vlerësuar”, u shpreh Presidenti ndërsa vizitoi Bibliotekë! “Qemal Baholli” dhe fondin e Albanoligjise “Lef Nosi të kësaj biblioteke.

“Elbasani si qyteti i babait të gjuhes shqipe “Kostandin Kristoforidhi”, qyteti i arsimit që ka përgatitur ndër dekada mësues për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë meriton të shndrrohet në qytetin më të vizitueshëm në Shqipëri në këtë këndvështrim. “E çmoj me shumë rëndësi të takohem me ju si kontribuesit më të rëndësishëm të gjuhës e kulturës. E kam parësore vëmendjen ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë për ruajtjen e pastër të gjuhës shqipe. Kush merret me librin pasurohet dhe pasuron Shqipërinë”, theksoi më tej Presidenti Begaj.

“Jam i lumtur që trashëgimia kulturore në Elbasan duket e realizuar”, u shpreh ai duke vlerësuar praninë e shkrimtarëve të rinj e të vjetër në këtë takim, të parin që një President i Republikës zhvillon me këtë përfaqësi. Gjatë vizitës në Elbasan, një rëndësi të veçantë, Presidenti i kushtoi kulturës së dialogut dhe respektit ndërfetar. Ai u takua me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare në Elbasan të cilët kanë një Qendër të Bashkëpunimit Ndërfetar, e cila njihet për aktivizim të përbashkët në çështjet e komunitetit dhe shkëmbimit të vlerave fetare. Një ndër këto është dhe Marshimi i Paqes, një aktivitet- simbol i ndërveprimit qytetar të të gjithë besimeve fetare.

Presidenti e cilësoi këtë si një model të harmonisë ndërfetare mes shqiptarëve. “I gëzuar që keni këtë harmoni ndërfetare dhe ndani së bashku vlerat fetare: besimin dhe vëllazërine, respektin ndaj njeri-tjetrit. Faleminderit për këtë që bëni, për vlerat që përcillni. Të promovosh vlerën kundrejt antivlerës është mision i vështirë, por i shenjtë edhe pse e kushtuesh. Ne jemi njerëz të ndryshëm që i përkasim bindjeve fetare të ndryshme, por kjo nuk mund e nuk duhet të na ndalojë të ulemi së bashku, të dialogojmë. Unë e shoh këtë organizim tuajin si model të përcjelljes së vlerave, të ndihmës së njerëzve. Përshëndes shumë marshimin e fillimi vitit që ju organizoni, a është i jashtëzakonshëm, është modeli i paqes i respektit ndërfetar”.

Studio e piktorit Gazmend Xhaferri ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj, ku u njoh me historinë e kësaj familjeje prej katër artistësh, e sjell në piktura, si ruajte të traditës së piktorit Sefedin Xhaferri. Ndërsa gjatë vizitës në shkollën profesionale, mjeshtrat e ardhshëm të kuzhinës ekspozuan gatimet e tyre. “Unë jam i sigurtë- u shpreh Presidenti para nxënësve, që këtë shkollë profesionale e keni zgjedhur me dashuri, e kur gjërat bëhen me dashuri, bëhen më mirë. Ju keni një treg të madh që ju ofron mundësi të panunërta por unë do të dëshiroja e do të uroja që ju të jeni kuzhinierët më të mirë të produkteve Made in Albania”. Ai vizitoi në këtë shkollë edhe repartet e praktikës së mekanikëve.

Gjatë qëndrimit në Elbasan, kreu i shtetit vizitoi Muzeun Etnografik të Elbasanit, që njihet si “Shtëpia e Sejdinëve” ndërtesë e shekullit të 18-ë, si edhe Kisheën dhe manastirin e Shën Joan Vladimirit, ku kanë jetuar e punuar Kristoforidhi e shumë gjuhëtarë të tjerë veprimtar të Elbasanit.

Etiketat e lidhura

Presidenti Bajram Begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.