
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësues të qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.
Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se në fokus të këtij bashkëbisedimi kanë qenë vështirësitë dhe problemet e shumta, që po hasin studentët gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë.
Presidenti thotë se është e rëndësishme t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet.
“I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.
Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktivave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.
I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve. 🇦🇱”, shkruan Presidenti Meta.
I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit…
Posted by Ilir Meta on Saturday, February 13, 2021
