Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta flet nga Bullgaria: Ballkani dhe Europa kanë vuajtur lojërat e çmendura të ndryshimit të kufijve

Politikë E mërkurë, 6 Prill 2022 21:39
Presidenti Meta flet nga Bullgaria: Ballkani dhe Europa kanë vuajtur lojërat e çmendura të ndryshimit të kufijve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin publik të Bullgarisë, tha se arkitektura e sigurisë europiane do të duhet t’i përshtatet realitetit pas pushtimit rus në Ukrainë. Kreu i shtetit theksoi edhe se shumë vende përfshirë edhe ato të NATO-s, duhet të rregullojnë politikat e tyre të mbrojtjes dhe të sigurisë. Presidenti nënvizoi me të madhe se Ballkani dhe Europa kanë vuajtur lojërat e çmendura të ndryshimit të kufijve. “Për fat të mirë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s. Vendet e tjera janë gjithashtu pjesë e një partneriteti me NATO-n të cilat kanë interes të anëtarësohen në BE. Ata do të duhet të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së”,-tha Meta.

Intervista e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 21 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Si ka ndryshuar arkitektura origjinale e sigurisë në Ballkan që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E gjithë arkitektura e sigurisë globale do të ndryshojë dhe do të përshtatet pas këtij agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës, pasi ky është një precedent i tmerrshëm i krijuar nga një aktor shumë i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Arkitektura e sigurisë europiane, natyrisht, do të duhet t’i përshtatet këtij realiteti. Shumë vende, përfshirë anëtarë të NATO-s do të duhet të rregullojnë politikat e tyre të mbrojtjes dhe të sigurisë. Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu pjesë e kësaj përshtatje me situatën e re.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s. Vendet e tjera janë gjithashtu pjesë e një partneriteti me NATO-n të cilat kanë interes të anëtarësohen në BE. Ata do të duhet të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të Bashkimit Europian.

Ne nuk duhet ta marrim si të mirëqenë atë që është arritur deri tani për të vendosur paqen, por të kujdesemi për ta ruajtur dhe konsoliduar atë; të punojmë së bashku për të mbetur një rajon i sigurt, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe tërheqës për zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm, për të përfituar nga kjo situatë, që ta bëjë rajonin një mjedis më të rëndësishëm për investime, siguri energjetike dhe korridore interaktive. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Po ju pyes për Korridorin VIII. Gjatë vizitës së zotit Borrell në Tiranë, më kujtohet se ai tha se dezinformimi rus në Ballkan po rritet dhe se ai shërben si një mjet për të penguar integrimin europian.

Është e rëndësishme që vetë Bashkimi Europian t’u përmbahet më shumë vlerave të tij thelbësore dhe të përpiqet të kujdeset më shumë për demokracitë tona në rajon, që ato të rriten dhe të konsolidohen. Kjo do të shmangte erozionin e besimit si në Bashkimin Europian ashtu edhe në vendet tona, që mund të keqpërdoret nga Rusia apo aktorët e tjerë, që kanë interes të minojnë këto vlera europiane në rajonin tonë.

Ne përmendëm sigurinë rajonale. A ekziston rreziku i rishikimit, ndryshimit të kufijve të Ballkanit, veçanërisht në lidhje me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë?

Ne e dimë sesa shumë ka vuajtur Ballkani dhe e gjithë Europa nga këto lojëra të çmendura të ndryshimit të kufijve që kanë shkaktuar lumenj gjaku në rajonin tonë, në të cilat fatkeqësisht janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të lartë të BE-së. Në këtë kontekst, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të përkushtuara ndaj vlerave të pakontestueshme të BE-së. Zgjidhja nuk mund të jetë kurrë ndryshimi i kufijve por vetëm heqja e kufijve në bazë të të modelit të Europës së Bashkuar. Kjo në radhë të parë. Së dyti, të zbatohen të njëjtat standarde europiane për pakicat dhe të drejtat e tyre në të gjitha vendet tona. Kjo është e vetmja zgjidhje në këtë kontekst.

Cili është dimensioni i Korridorit VIII për Bullgarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe konteksti i politikave të transportit dhe lidhjes së energjisë në këtë pjesë të Ballkanit?

Ngjarjet e fundit kanë bërë më të rëndësishme përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dhënë një shtysë të re Korridorit VIII, që ka ngecur prej kohësh. Duhet të marrin fund fjalët boshe, retorikat dhe të kalohet në vepra dhe projekte konkrete. Në këtë drejtim, u thashë liderëve të vendit tuaj, dhe në veçanti Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, se do të ishte shumë e rëndësishme të kërkojmë angazhim më serioz nga qeveritë dhe institucionet tona, të punojmë së bashku Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe gjithashtu me vendet e tjera, që janë të interesuara, në veçanti Italia, që gjithashtu mund të përfitojë në masë të madhe nga ky projekt, si dhe vende të tjera dhe mike në Bashkimin Europian.

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 25 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 31 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 34 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.