Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pritje madhështore në Korçë/Kryemadhi: LSI hap krahët për të rinjtë, do t’i kthejmë ata nga mërgimi (VIDEO)

Politikë E shtunë, 10 Prill 2021 19:31
Pritje madhështore në Korçë/Kryemadhi: LSI hap krahët për të rinjtë, do t’i kthejmë ata nga mërgimi (VIDEO)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në Korçë në kuadër të fushatës elektorale. Në fjalën e saj përpara qytetarëve që kishin mbushur sheshin, ajo tha se LSI-ja hap krahët për të rinjtë, dhe se do t’i kthejë ata nga mërgimi. Nga ana tjetër, ajo theksoi se këtë energji pozitive mund ta japë vetëm Korça, ndaj dhe i bëri thirrjen që t’i japin dorën njëri tjetrit dhe të trokasim derë më derë. “Unë jam e bindur se fitorja e LSI në qarkun e Korçës është e pashmangshme. Nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre që mund të përdorin sepse dinjiteti i qytetarit, i fermerit, i të papunimit edhe i të varfërit as nuk shitet dhe as nuk blihet me një çantë me ushqime, të cilat vijnë nga paratë që ata iu kanë vjedhur qytetarëve, që me tërmetin, pandeminë dhe faturat e çmendura të ilaçeve të Covid që shkatërruan familjet e shqiptarëve. Ju do ta vlerësoni më mirë se kushdo tjetër në 25 prill duke votuar LSI-në, duke votuar numrin 6 sepse ajo që di unë është, Korça e ka dhënë verdiktin e saj në këtë shesh të mrekullueshëm, me këta të rinj e të reja”,-tha Kryemadhi.

Fjala e Kryemadhit

Mirëmbrëma të rinj, të reja, burra, gra të Korçës! Këtë entuziazëm të mrekullueshëm, këtë energji pozitive, këtë çiltërsi dhe këtë dashuri, vetëm Korça mund ta dhuronte në këto ditë të bukura, të cilat po trokasin në dyert e Shqipërisë. Sot fjalët e mia janë shumë të vakëta, nuk kanë asnjë lloj rëndësie përpara kësaj energjie, përpara kësaj bukurie të mrekullueshme, përpara fjalëve të Ismeraldës, përpara fjalëve të pedagogëve, përpara fjalëve të Leonsit, të Thanasit, të Brunës, që njihemi prej shumë kohësh. Përpara fjalëve të Gentit, përpara fjalëve të Petrikës, doktor Enginit. Përpara fjalëve të profesor Avniut, e kush më shumë se mësuese Marjeta, e cila me mikpritjen dhe dashurinë e saj mëson fëmijët në klasat e shkollave tona.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju dëgjoja tek thonit pak më përpara RAMA IK. Do ju lutesha të thërrisnit Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne. Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është Rama ik, fjala më e shtrenjtë për ne është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë për ne është flamuri ynë kombëtar. Këto dy gjëra, të cilat Rilindja do që t’i shkatërrojë, ne nuk duhet t’i lejojmë kurrë që t’i marrë nëpërkëmbë një i çmendur që po i çmend të tërë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E pra të dashur miq, motra dhe vëllezër, të rinj dhe të reja, sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për t’i dhënë dorën njëri tjetrit, për të trokitur derë më derë, për të vajtur shtëpi më shtëpi, për t’iu thënë njerëzve që të marrin kartat e identitetit në dorë dhe më 25 prill të drejtohen në kutitë e votimit dhe të votojnë. Të votojnë ndryshimin, të votojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të votojnë numrin 6, të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Pse do votojnë LSI? Sepse e vetmja parti politike që hap krahët për të rinjtë dhe për të rejat është Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI është parti e të rinjve dhe të rejave. Është partia e cila  i krijon hapësira të rinjve dhe të rejave. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për djemtë dhe vajzat e Shqipërisë. Ti kthejmë ata nga mërgimi. Ti sjellim në Shqipëri. Sepse këtë vend të bekuar nga Zoti nuk mund të na e shkatërrojë një i çmendur.

Ajo që kërkoj nga të gjithë ju. E di që kanë ngelur edhe 14 ditë. Si nesër dy javë është dita vendimtare për të ndarë periudhën e tranzicionin nga e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi në dorë ne me votën tonë. E kemi në dorë ne për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të dhënë verdiktin tonë. Për të votuar LSI, për të votuar numrin 6, për të votuar kandidatët tanë më të mirë. Ju duke votuar 6, do votoni listën fituese, do votoni atë listë e cila iu përfaqëson ju më mirë se kushdo tjetër. Sepse forca jonë është tek qytetarët.

Forca e LSI-së ka qenë te kurajo e Endritit që sot drejton qarkun e Korçës, tek kurajo e Petrikës, e djemve dhe vajzave të LSI-së që janë rritur ndër vite. Unë ju falënderoj shumë, përveç falënderimeve që vijnë nga zemra, ju jam shumë mirënjohëse për pritjen, angazhimin tuaj, emocionet që i keni dhënë Endritit gjithë këto kohë. Ju jam shumë mirënjohëse për të gjithë energjinë dhe forcën që i jepni LSI-së se sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Sepse ne jemi një familje, ashtu si prindërit kujdesen për fëmijët, ashtu si fëmijët kujdesen për prindërit, ashtu duhet të kujdesemi ne për qytetarët, njëri-tjetrin, për të ju shërbyer atyre.

Unë jam e bindur se fitorja e LSI në qarkun e Korçës është e pashmangshme. Nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre që mund të përdorin sepse dinjiteti i qytetarit, i fermerit, i të papunimit edhe i të varfërit as nuk shitet dhe as nuk blihet me një çantë me ushqime, të cilat vijnë nga paratë që ata iu kanë vjedhur qytetarëve, që me tërmetin, pandeminë dhe faturat e çmendura të ilaçeve të Covid që shkatërruan familjet e shqiptarëve. Ju do ta vlerësoni më mirë se kushdo tjetër në 25 prill duke votuar LSI-në, duke votuar numrin 6 sepse ajo që di unë është, Korça e ka dhënë verdiktin e saj në këtë shesh të mrekullueshëm, me këta të rinj e të reja. Unë ju jam shumë mirënjohëse, ju falënderoj, Zoti ju ruaj ju, familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti e bekoftë flamurin kombëtar.

Etiketat e lidhura

LSIMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 14 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 50 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 51 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.