Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Pronat”, Vorpsi: Të pezullohet ligji i qeverisë, pasi do ketë pasoja të pariparueshme

Intervista E premte, 30 Prill 2021 21:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervista/ Kreu i Shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi” deklaron se pronarët nuk tërhiqen nga e drejta e pronës

Herion Mesi

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Gjykata Kushtetuese duhet të pezullojë menjëherë zbatimin e ligjit të ri të kthimit dhe kompensimit të pronat, pasi mospezullimi i tij do të ketë pasoja të pariparueshme për shtetin shqiptar dhe pronarët. Apeli vjen nga kreu i Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi, Myrshit Vorpsi i cili në një intervistë dhënë dje për “Koha Jonë”, thekson se pasojat që sjell lënia në fuqi e ligjit nga Gjykata Kushtetuese do të jenë me një kosto të jashtëzakonshme për pronarët në të ardhmen. “Pasojat që sjell mospezullimi i ligjit nga Kushtetuesja do të jenë me një kosto të jashtëzakonshme për pronarët nesër-pasnesër. Dhe kjo ka të bëjë që me shpalljen e vendimeve dhe me shumë gjëra të tjera”- shprehet Vorpsi. Duke iu referuar vendimeve të së mërkurës të qeverisë shqiptare e cila detyrohet nga Gjyakata e Strasburgut të kompensojë pronarët me vlerën e 22 milionë eurove, Vorpsi thekson se këto vendime janë të kahershme dhe qeveria patjetër që realizojë pagesën e tyre brenda afatit 90 ditor. Për përfaqësuesin e pronarëve, ligji që u miratua pak kohë më parë nga qeveria është strategjia më e keqe e hartuar ndonjëherë në këto vite nga shteti shqiptar. “Vetëm një qeveri paranojake mund të ndërtojë një ligj të tillë, që ka vetëm një qëllim: që të gjithë barrën që kishte shteti shqiptar kishte ndaj pronarëve shqiptarë, t’ia ngarkojë po prapë pronarëve shqiptarë. Ndërsa vetë shteti shqiptar të vazhdojë të bëjë sehir ndaj së shkuarës dhe ndaj gjithçkaje. Këtë gjë ne po e vuajmë edhe gjatë kësaj dite që ne po flasim”- shprehet Vorpsi. Sa i përket situatës me dosjet e depozituara nga pronarët në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, kreu i Shoqatës bën me dije se janë rreth 56 çështje që komunikimin e vendimit për to. Dhe Përveç këtyre, janë edhe mbi 300 çështje të tjera që janë të depozituara pranë kësaj gjykate gjatë këtyre viteve të fundit.

Swiss Digital

Zoti Vorpsi si i komentoni vendimet më të fundit të Gjykatës së Strasburgut të cilat së fundmi detyruan qeverinë shqiptare të kompensojë pronarët me 22 milionë euro?

Këto janë vendime të kahershme dhe qeveria patjetër që realizojë pagesën e tyre brenda afatit 90 ditor dhe këtu nuk ka më asnjë histori. Jemi në pritje të shprehjes së opinionit nga Komisioni i Venecias dhe marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese në raport me ligjin më të fundit të pronave, sepse aty është dhe goditja e fundit. Pastaj, patjetër që do të shprehet dhe Strasburgu për këtë cëcshtje. Në gjykatën e strasburgut, siç ju e dini tashmë, janë rreth 56 çështje që presin një vendimmarrje, ose më saktë ka ngelur vetëm komunikimi i vendimit për to. Plus këtyre janë edhe 300 e ca çështje të tjera që janë të depozituara pranë kësaj gjykate. Pra, është një problematikë që ka të bëjë tërësisht me ligjin e ri të kthimit dhe kompensimit të pronave: një strategji kjo që ka qenë totalisht e gabuar dhe që sot pranohet nën gjuhë nga të gjithë, sepse kanë harruar ndër vite që mënyra më e mirë për kompensimin e pronave ishte kthimi i pronës tek pronari i saj.

A mund ta quajmë një dështim të qeverisë ligjin e ri të pronave?

Patjetër që po. Në të gjithë këtë proces, ligji i ri është më i keqi i hartuar ndonjëherë. Ligji i qeverisë është ligji më i keq i mundshëm. Vetëm një qeveri paranojake mund të ndërtojë një ligj të tillë, që ka vetëm një qëllim: që të gjithë barrën që kishte shteti shqiptar kishte ndaj pronarëve shqiptarë, t’ia ngarkojë po prapë pronarëve shqiptarë. Ndërsa vetë shteti shqiptar të vazhdojë të bëjë sehir ndaj së shkuarës dhe ndaj gjithçkaje. Këtë gjë ne po e vuajmë edhe gjatë kësaj dite që ne po flasim.

A ka shance që ju të kërkoni ndonjë negociatë me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të lehtë për të dyja palët?

Nuk ka më negociata. Negociata është vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Ashtu siç qeveria është e palëkundur në vendimin e saj, ashtu dhe ne jemi të palëkundur në qëndrimin tonë. Kjo jo vetëm në raport me këtë qeveri, pro me të gjitha qeveritë që kanë lëvizuar gjatë gjithë kësaj kohe. Doja t’ju komunikoja që në harkun e këtyre ditëve i jemi drejtuar Komisionit të Venecias me një letër, ashtu siç i jemi drejtuar me një letër shqetësuese edhe Komitetit të Ministrave në KE, patjetër që i jemi drejtuar me një letër edhe Gjykatës Kushtetuese. Janë tre elementë këto që janë kontaktuar nga ana e Shoqatës Pronësi dhe Drejtësi me një shqetësim nga këto organizma. Patjetër që letrën e drejtuar në Gjykatën Kushtetuese në një të ardhme të afërt do jua bëjmë publike.

Pak a shumë, kush është thelbi i shqetësimeve të shprehura në këto letra që ju ua keni dërguar këtyre institucioneve?

Nuk po ju them ndonjë gjë më tepër për momentin. Fakt është që Komisioni i Venecias ka dhënë dhe dy opinione të tjera Gjykatës Kushtetuese po për ligjin e pronave dhe sot Gjykata Kushtetuese gjeti të trajtonte një çështje të vjetër duke iu drejtuar edhe njëherë Komisionit të Venecias. Por ky Venecia është shprehur një herë për këtë. Patjetër që ne me këto letra ne si shoqatë vëmë ne dijeni Komitetin e Ministrave, ndërsa Gjykatës Kushtetuese  i kërkojmë të rishikojë dhe një herë vendimin e saj për mospezullimin e ligjit të qeverisë, sepse pasojat janë të pariparueshme. Pasojat që sjell mospezullimi i ligjit nga Kushtetuesja do të jenë me një kosto të jashtëzakonshme për pronarët nesër-pasnesër. Dhe kjo ka të bëjë që me shpalljen e vendimeve dhe me shumë gjëra të tjera. Edhe kjo letër do të bëhet publike në një të ardhme shumë të afërt, por ky është qëndrimi ynë. Shoqata ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ka ndenjur për të shijuar pushimet dhe besojmë se janë tre materiale që janë shumë të vlefshme dhe që i hapin rrugë për më tej. Pronarët janë këmbëngulës në të drejtën e tyre.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.