
5000 qytetarë po vijnë nga Elbasani për protestën e PD-së që mbahet këtë pasdite para Kryeministrisë. Por siç ndodh gjithmonë, policia po bllokon makinat e tyre në hyrje të Tiranës, dhe kjo ka krijuar trafik të madh. Deri më tani raportohet se bllokimi po bëhet nën pretekstin e kontrolleve të dokumenteve, por nuk dihet nëse do të lirohen për të hyrë në Tiranë, apo do të kthehen pas.
Ky informacion vjen nga zyrat e PD.